• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 9 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

“Balluku”/ “Kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat”, Rama: PS do ta kalojë këtë test

26 Shkurt, 2026
tek Lajme, Politikë
Share on FacebookShare on Twitter

Pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit para disa ditësh, ku u shqyrtua kërkesa e SPAK për arrestimin e zv.kryeministres Belinda Balluku, kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot, 26 shkurt, Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, duke e vendosur çështjen në qendër të diskutimeve politike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në fjalën e tij para deputetëve socialistë, Rama e konsideroi momentin si një “udhëkryq” për vendin, duke theksuar se busulla e vetme e shumicës qeverisëse mbetet integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë theksoi se Partia Socialiste është forca që garantoi pavarësinë reale të pushtetit gjyqësor, por paralajmëroi se kjo pavarësi nuk duhet të cenojë balancën mes pushteteve. Sipas Ramës, Shqipëria ndodhet në një moment historik drejt anëtarësimit në BE dhe shumica duhet të qëndrojë e përqendruar në këtë objektiv, pavarësisht tensioneve politike dhe zhvillimeve të fundit.

Lexo edhe:

Pistoleta të personalizuara me emra dhe plumba të vërtetë, dhurata e Erdogan për liderët e NATO-s

Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua

Rama: Në këtë udhëkryq kemi një busull që është e pagabueshme, që është Shqipëria në BE. Sot jemi më afër anëtarësimit dhe këtë e them faktikisht. Jo metaforikisht. Jam besimplotë që do ta kalojmë këtë test. Pavarësisht shkopinjve nën rrota dhe tymit të bombave artizanale që plasnin përditë duke hedhur përpjetë kapakët e 700 tenxhereve mediatike. E ka thënë populli qysh se asnjë prej nesh s’kishte lindur akoma, se ‘kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës, e vërteta s’ka veshur akoma pantallonat’. Duhet të përqendrohemi vetëm në një pikë, Shqipërinë në BE dhe asgjë tjetër.

Sot rruga e Shqipërisë dhe yjet që janë bashkuar bashkë e kanë sjellë që ne të jemi me historinë në duart tona dhe ta shkruajmë me mendjen dhe me forcën tonë. Shqipërian në BE nuk është një tjetër etapë e zhvillimit të vendit, është histori dhe padiskutim që nuk është e lehtë të përqendrohesh në kushtet kur përtej zhurmës së përditshme të bombave artizanale që plasin, ka flluar edhe një lëvizje sportive prokurorësh të clët janë turrur për mandatin e ardhshëm të SPAK duke prerë fletëarreste në tufa, ku në rastin më të mirë nuk janë fare çështje penale dhe në rastin më keq hetohen në gjendje të lirë.

Ne e besojmë që kur Kushtetuta demokratike e Shqipërisë dhe Kushtetutat e Evropës ku duam të behemi pjesë thonë ka tre pushtete të pavarura. Këto pushtete të pavaruara nuk mund të jenë në letër siç ishin përpara se sa ne të bënim gjithçka që kemi bërë. Kjo parti i hyri detit në këmbë dhe pas 100 e ca vjetësh ne i dhamë pavarësinë reale pushtetit gjyqësor. Unë nuk bëhem kurrë pishman, pavarësisht lloj lloj bombash artizanale që kurdisen nga lloj lloj prokurorësh dhe gjykatësish të cilët shija e pavarësisë reale i deh, u mjegullon arsyen dhe i nis në drejtim që cenojnë pavarësinë e pushteteve të tjera.

Nga Kategoria

Bota

Pistoleta të personalizuara me emra dhe plumba të vërtetë, dhurata e Erdogan për liderët e NATO-s

8 Korrik, 2026
Aktualitet

Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua

8 Korrik, 2026
Aktualitet

Presidenti Begaj nis vizitën në Luginën e Preshevës: Do të jem avokat i të drejtave të shqiptarëve

8 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Polemika të mëdha, FIFA cakton trupë arbitrash argjentinase për Francë-Marok

8 Korrik, 2026

Pistoleta të personalizuara me emra dhe plumba të vërtetë, dhurata e Erdogan për liderët e NATO-s

8 Korrik, 2026

Senatorja paraguajane sulmon sërish Mbappén: “Ky bir k***e refuzoi t’i jepte dorën Gill”

8 Korrik, 2026

Zyrtare: Real Betis transferon Fran Garcían nga Real Madrid

8 Korrik, 2026

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në Durrës, rrezikon disa banesa

8 Korrik, 2026

Mjeku në Gjermani dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e 15 pacientëve

8 Korrik, 2026

Media izraelite: SHBA mund t’i japë dritën jeshile Izraelit për sulme ndaj Iranit

8 Korrik, 2026

Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua

8 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.