• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 22 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbulohet emaili/ Krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të vinte barrë aeroportin e Vlorës për kredinë e Delphos

22 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ish administratori i shoqërisë koncesionare të Aeroportit të Vlorës, Valon Lluka, parlajmëroi zyrtarisht Behgjet Pacollin se kredia 100 milionë euro e marrë nga Delphos Compartment Bernina ishte shkelje flagrante e kontratës koncesionare dhe ligjit. Kapitali publikon emailin, përmes të cilit krahu i djathtë i Pacollit refuzoi të firmoste kredinë, që e vinte aeroportin e Vlorës si barrë në duar të panjohura.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

“Në vijim të bisedës së sotme, por edhe atyre paraprake në lidhje me angazhimin e Mabco për financimin e Delphos, ndjej detyrimin të theksoj edhe njëherë se çdo formë financimi që lidhet me Aeroportin e Vlorës duhet të kryhet rreptësisht në përputhje me përcaktimet dhe detyrimet që i ngarkohen shoqërisë koncesionare dhe ortakëve të saj sipas kontratës së Koncesionit dhe marrëveshjeve përkatëse me financuesin kryesor, BKT,” thuhet në emailin që Lluka i ka dërguar Emin Pacollit.

Por ky paragraf pasohet nga një tjetër, në të cilin Lluka tregohet edhe më i drejtëpërdrejtë kur paralajmëron Pacollët se Aeroporti i Vlorës nuk mund të bëhet palë në kredinë e Delphos pa miratimin e qeverisë shqiptare. “Eshtë e rëndësishme të nënvizohet se barrësimi i shoqërisë Koncesionare, qoftë mbi kuota apo mbi të hyrat e garantuara, sipas nenit 19.3 të kontratës koncesionare, mund të kryhet vetëm pas miratimit paraprak të Qeverisë shqiptare. çdo veprim në kundërshtim me këtë përbën shkelje kontraktuale dhe përbën arsye për zgjidhjen e kontratës së koncesionit për shkak të veprimit të paligjshëm,” shkruan Lluka.

Lexo edhe:

Darka mes kryeministrit Rama, Ivanka Trump dhe arkitektët ndërkombëtarë në Vlorë, publikohet foto familjare

Seanca për Ballukun: Përfaqësuesja e Kryeministrit në GJK deklaron se gjykata nuk mund të pezullonte ministren, SPAK ka shkelur…

Në fund të emailit Valon Lluka shkruan se ai nuk mund ta firmosë, bërjen palë të VIA-s në kredinë 100 milionë euro të marrë nga Mabco tek Delphos Compartment Bernina.
“Si administrator i VIA-s, që nga themelimi i shoqërisë, kërkoj që çdo vendim apo veprim të ndërmerret në përputhje të plotë me përcaktimet kontraktuale dhe njëkohësisht bëj me dije se refuzoj kategorikisht çdo veprim që cënon këto kufizime dhe dispozita,” përfundon Lluka emailin.

Për më shumë se një dekadë, Valon Lluka ka qenë krahu i djathtë i Behgjet Pacollit dhe një nga njerëzit e tij më të besuar. Por refuzimi për të firmosur dokumentin që bëntë palë VIA-n me kredinë e Mabcos i kushtoi atij vendin e punës. Menjëherë pas këtij emaili, Pacolli e shkarkoi Valon Llukën dhe vonë të dy u përplasën me deklarata akuzuese ndaj njëri tjetrit.

Pacolli akuzoi Llukën se ishte bërë pjesë e një konspiracioni për të marrë aksionet e tij në aeroportin e Vlorës, ndërsa Valon Lluka u përgjigj se Behgjet Pacolli kishte mashtruar dhe kishte kryer veprime të paligjshme.

Pas shkarkimit të LLukës, Pacolli emëroi Mentor Hajdarajn si administrator në shoqërinë koncesionare të Aeroportit të Vlorës. Por edhe ky i fundit refuzoi të firmosë kredinë e Delphos duke dhënë dorëheqjen vetëm një muaj pas emërimit në detyrë, përmes një shkrese ku kujdesej të theksonte se gjatë qëndrimit si administrator nuk kishte marrë asnjë vendim substancial, që mund të ndikonte drejtimin strategjik apo financat e shoqërisë koncesionare.

Ky nënvizim dukej në fakt si një përpjekje për të shmangur çdo falsifikim të mundshëm apo veprim që mund të ndërmerrej brenda shoqërisë duke përdorur emrin e tij./kapital.al

Nga Kategoria

Aktualitet

Darka mes kryeministrit Rama, Ivanka Trump dhe arkitektët ndërkombëtarë në Vlorë, publikohet foto familjare

22 Janar, 2026
Seanca për Ballukun: Përfaqësuesja e Kryeministrit në GJK deklaron se gjykata nuk mund të pezullonte ministren, SPAK ka shkelur...
Lajme

Seanca për Ballukun: Përfaqësuesja e Kryeministrit në GJK deklaron se gjykata nuk mund të pezullonte ministren, SPAK ka shkelur…

22 Janar, 2026
Lajme

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Kryeminsitria: Pushteti gjyqësor s’ka të drejtë të shkaktojë pezullimin e një dege të ekzekutivit nëpërmejt një mase sigurimi

22 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Japoni pezullon fabrikën më të madhe bërthamore në botë pak orë pas rifillimit të funksionimit

22 Janar, 2026

Darka mes kryeministrit Rama, Ivanka Trump dhe arkitektët ndërkombëtarë në Vlorë, publikohet foto familjare

22 Janar, 2026

Rrëshqitjet e dheut në Zelandën e Re shkaktojnë kaos, dy të vdekur dhe disa të zhdukur – përditësime në kohë reale.

22 Janar, 2026
Seanca për Ballukun: Përfaqësuesja e Kryeministrit në GJK deklaron se gjykata nuk mund të pezullonte ministren, SPAK ka shkelur...

Seanca për Ballukun: Përfaqësuesja e Kryeministrit në GJK deklaron se gjykata nuk mund të pezullonte ministren, SPAK ka shkelur…

22 Janar, 2026

‘E bëra detyrën time!’ – Dominik Szoboszlai zbulon sekretet e golit nga goditja e lirë gjatë fitores së Liverpool në Ligën e Kampionëve ndaj Marseille.

22 Janar, 2026

Seanca në Kushtetuese për Ballukun, Kryeminsitria: Pushteti gjyqësor s’ka të drejtë të shkaktojë pezullimin e një dege të ekzekutivit nëpërmejt një mase sigurimi

22 Janar, 2026

Përsëri si shokë apo më shumë? Keisi dhe Ina puthen në BBV, krijohet çifti i parë

22 Janar, 2026

“Ftesa e Trump nuk është formale”- Balla prezanton “Bordin e Paqes” në Kuvend: Shqipëria tashmë shihet si aktor në zgjidhjen e konflikteve globale

22 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.