Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulevardin Zogu i Parë. Sipas informacioneve të para, bëhet e ditur se një automjet ka përplasur një motorr. Ndërsa detajet mbeten të paqarta, nuk është konfirmuar ende nëse ka të lënduar nga incidenti.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e rendit dhe ekipe emergjence për të bërë hetime dhe për të siguruar situatën.









