• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 21 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Zyrtarizohen gjysmëfinalet e Champions League, ja përballjet, datat dhe skuadrat që luajnë ndeshjen e kthimit në shtëpi

16 Prill, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Gjysmëfinalet e Champions League për sezonin 2025/26 tashmë janë përcaktuar, me katër skuadra nga katër kampionate të ndryshme: Franca, Gjermania, Spanja dhe Anglia. Përballjet do të jenë PSG kundër Bayern Munich dhe Atletico Madrid kundër Arsenal.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndeshja e parë gjysmëfinale mes PSG dhe Bayern Munich do të luhet më 28 prill në Paris, ndërsa një ditë më pas, më 29 prill, Atletico Madrid do të përballet me Arsenal në Madrid.

Sa i takon ndeshjeve të kthimit, Arsenal do ta presë Atletico Madrid në Londër më 5 maj, ndërsa Bayern Munich do të luajë ndaj PSG në shtëpi më 6 maj.

Lexo edhe:

Cristiano kryeson sërish listën e Forbes, lë pas Messin dhe Mbappé

Araújo rilind te Liverpooli dhe i dërgon mesazh Barcelonës: “Kisha nevojë për këtë ndryshim”

Bëhet fjalë për dy përballje shumë interesante dhe me histori të veçantë, edhe pse jo të gjitha skuadrat kanë të njëjtën peshë europiane. Bayern Munich numëron gjashtë trofe të Champions League, PSG ka një, ndërsa Atletico Madrid dhe Arsenal ende nuk e kanë fituar këtë kompeticion.

Pa dyshim, dueli mes Bayern Munich dhe PSG konsiderohet si një nga përballjet më tërheqëse. Të dy skuadrat janë kthyer në rivalë të shpeshtë vitet e fundit dhe janë ndeshur edhe në fazën e ligës këtë sezon, ku Bayern fitoi 2-1 në “Parc des Princes”.

Po ashtu, kujtohet edhe sfida mes tyre në çerekfinalet e Kupës së Botës për Klube në Atlanta, ku PSG triumfoi 2-0, në një ndeshje që u shënua edhe nga dëmtimi i rëndë i Musiala pas përplasjes me Donnarumma.

Sezonin e kaluar, PSG humbi sërish në Mynih gjatë fazës së grupeve, por më vonë arriti të fitonte trofeun pikërisht në atë stadium, aty ku tani do të kërkojë një tjetër finale. Dy sezone më parë, Bayern eliminoi PSG në raundin e 1/8-ve, duke fituar si në Paris ashtu edhe në Gjermani.

Nga ana tjetër, Atletico Madrid dhe Arsenal do të përballen për herë të tretë në Europë. Takimi i fundit mes tyre erdhi më herët gjatë këtij sezoni, kur Arsenal fitoi thellë 4-0. Megjithatë, Atletico ka kujtime shumë të mira nga përballja e mëparshme në gjysmëfinalen e Europa League 2017/18.

Atëherë, ndeshja e parë në Londër përfundoi 1-1 pas golit të Griezmann, ndërsa në kthim Atletico fitoi 1-0 me golin e Diego Costa dhe siguroi finalen, të cilën më pas edhe e fitoi.

Arsenal, gjithsesi, nuk duket më si skuadra e fillimit të sezonit. Ekipi i Arteta ka humbur terren në Premier League pas disa hapash fals dhe gjithashtu ka vuajtur edhe në Champions League, duke kaluar me vështirësi Sporting në çerekfinale dhe Leverkusen në 1/8-at.

Megjithatë, për londinezët ka edhe lajme pozitive, pasi pritet rikthimi i disa lojtarëve të dëmtuar, sidomos Saka. Në krahun tjetër, nuk duket shumë e mundshme që Merino të jetë në dispozicion për këto ndeshje.

Tags: arsenalatletico madridbayern munichChampions leaguePsg

Nga Kategoria

Sporti

Cristiano kryeson sërish listën e Forbes, lë pas Messin dhe Mbappé

21 Tetor, 2026
Sporti

Araújo rilind te Liverpooli dhe i dërgon mesazh Barcelonës: “Kisha nevojë për këtë ndryshim”

21 Tetor, 2026
Sporti

Viking, përralla norvegjeze që po mahnit Europën pas 34 vitesh pritje

21 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Protestuesit djegin karrigen e dialogut, refuzojnë ftesën e Ramës

21 Tetor, 2026

Cristiano kryeson sërish listën e Forbes, lë pas Messin dhe Mbappé

21 Tetor, 2026

“Mjafton të jetë me paqe, jo me gurë dhe zjarr”, Rama takon të riun në Kryeminsitri

21 Tetor, 2026

U arrestua për lidhje me organizatë terroriste, Gjykata e Tiranës vendos ekstradimin e 32-vjeçares Julide Yazici drejt Turqisë

21 Tetor, 2026

Presidenti argjentinas kritikon Sanchez në Madrid: Është diktator

21 Tetor, 2026

Serbia voton të dielën, studentët sfidojnë partinë e Vuçiçit me 250 kandidatë

21 Tetor, 2026

Bedri Hamza largohet nga drejtimi i PDK: Njeriu duhet ta kuptojë kur është koha për të ikur

21 Tetor, 2026

Shtyhen disa ndeshje futbolli në Francë, shkak protestat e të rinjve

21 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.