Trajneri Maran ka publikuar formacionin zyrtar të Shqipërisë për sfidën ndaj San Marinos, e vlefshme për ndeshjen e dytë të grupit në Ligën C të Nations League.
Kuqezinjtë vijnë në këtë takim pas një nisjeje perfekte, pasi në ndeshjen e parë mposhtën Bjellorusinë 2-0 në “Air Albania”.
Nga minuta e parë ndaj San Marinos do të luajnë:
Sherri; Sina, Mitaj, Gjimshiti, Ismajli; Shehu, Asllani, Muçi; Mehmeti, Uzuni, Manaj.
Shqipëria kërkon fitoren e dytë radhazi për të vazhduar me pikë të plota aventurën në Nations League.
Ndeshja do të luhet në stadiumin “San Marino”, duke nisur nga ora 20:45.












