Një ditë pas zjarreve të fuqishme që përfshinë zonën e Levanit në Fier dhe Himarës, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.
Teksa shfaqet i shoqëruar nga ministrat Besfort Lamallari dhe Ermal Nufi, Rama ka zgjedhur të japë edhe një mesazh përmes videos së postuar në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se “ç’nuk na vret, na bën më t’fortë”.
“Ç’nuk na vret, na bën më t’fortë”, shkruan Rama krahas videos së postuar në rrjetet sociale.
Kujtojmë se zonat e Levanit dhe Himarës u përfshinë nga zjarre të fuqishme, të cilat dogjën qindra hektarë, si dhe disa shtëpi e sipërfaqe të mbjella me pemë. Fatmirësisht, nuk pati persona të lënduar











