Protesta në Tiranë është shoqëruar me incidente të tjera, pasi molotovët e hedhur nga protestuesit kanë shkaktuar zjarr në hyrjen kryesore të Ministrisë së Infrastrukturës dhe në pjesën e përparme të godinës.
Pamjet filmike tregojnë flakët pranë hyrjes së institucionit, ndërsa si pasojë e zjarrit është djegur dera kryesore. Për shuarjen e flakëve është kërkuar ndërhyrja e zjarrfikësve.
Ndërkohë, situata është tensionuar edhe në përballjen me policinë. Efektivët kanë përdorur gaz lotsjellës dhe plumba gome për të larguar turmën nga zona.











