Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me ullishte në Kreshpan të Fierit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë dhjetëra rrënjë ullinj. Situata është bërë më problematike për shkak të erës së fortë, e cila favorizon përhapjen e flakëve drejt një masivi me pisha pranë zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të situatës dhe izolimin e vatrës.
Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit, është kërkuar edhe ndërhyrje nga ajri për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve.










