Një anije ushtarake ruse u godit sot në brigjet e Libisë, pranë portit të Bengazit, nga një dron ujor që autoritetet libiane thanë se ishte lëshuar nga forcat ukrainase.
Sipas tyre, sulmi e dëmtoi rëndë “Merkury”-n, një anije luftarake të marinës ruse, dhe shkaktoi një zjarr në bazën detare. Një hetim paraprak mbi sulmin sugjeron se disa dronë detarë ukrainas u lëshuan drejt anijes nga një bazë e kontrolluar prej forcave ukrainase në Libinë perëndimore. Zyrtarët i thanë agjencisë “Associated Press” se të paktën katër dronë u kapën dhe u shkatërruan, ndërsa dy të tjerë goditën anijen luftarake.
Por sipas disa blogeve me inteligjencë nga burime të hapura që monitorojnë konfliktet në botë, raportohet se droni është lëshuar nga brigjet e Shqipërisë. Ndonëse një pretendim i fortë, i bërë të paktën nga dy faqe “Visioner” me 230 mijë ndjekës në “X” dhe “Clash Report“, me 900 mijë ndjekës, mediumet nuk kanë paraqitur ndonjë provë apo burim që të provojë vërtetësinë.
Të dyja raportojnë se droni u nis nga brigjet e Shqipërisë, dhe lundroi për gati 800 kilometra përpara se të godiste anijen luftarake ruse.
Raportimi i parë KËTU!
Raportimi i dytë KËTU!











