Zinedine Zidane është trajneri i ri i kombëtares franceze. Ish-tekniku i Real Madridit ka firmosur një kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2030 dhe pritet të prezantohet zyrtarisht në ditët e ardhshme.
Sipas Fabrizio Romanos, marrëveshja është përfunduar dhe Zidane do të rikthehet në stol për të udhëhequr Francën në tre kompeticione të mëdha: Ligën e Kombeve 2027, Kampionatin Europian 2028 dhe Kupën e Botës 2030.
Kjo do të jetë hera e parë që Zidane merr drejtimin e kombëtares franceze, duke nisur një kapitull të ri në karrierën e tij si trajner.











