• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 25 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Zbulohet skema e mashtrimit ndaj bizneseve/ Prokuroria e Tiranës kërkon 10 vite burg për nigerianin

25 Shtator, 2025
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës kërkon deklarimin fajtor dhe dënimin me 10 vite burg për shtetasin nigerian S.N, i akuzuar për veprën penale  ‘Mashtrim kompjuterik’.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ky shtetas u denoncua nga shtetasi E.B. i cili prej 10 vitesh administron biznesin e tij të detergjentëve që i importon nga Italia në Sauk. Prej vitesh ai komunikonte me një adresë emaili me palën italiane, ku bënte porosinë dhe pasi merrte mallin u dërgonte transferten nëpërmjet bankës.

Një ditë, nga emaili i palës Italiane i vjen një kërkesë që pagesën të mos ta bënte më në llogarinë e kompanisë në Itali por në Gjermani me faturën përkatëse.

Lexo edhe:

Rama fjalim në OKB: Liria e shprehjes kërcënohet nga përdorja si armë

Rama flet për Inteligjencën Artificiale në OKB: Rreziku më i madh është që të bindë njerëzit e gabuar

Kallëzuesi duke parë që emaili ishte i njëjtë (më pas u konstatua se ndryshonte vetëm një gërmë) dhe aty ishte dhe fatura e saktë e kompanisë italiane e dërguar në komunikimet elektronike të mëparshme dhe duke ditur që janë kompani shumëkombëshe, kreu pagesën.

Pas disa kohësh ai kontaktohet nga kompania Italiane pasi nuk kishin marrë shumën prej 25000 eurosh nga ku kuptoi se pagesën e kishte bërë në një adresë tjetër.

Nga hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, u zbulua se përfituesi ishte shtetasi S.N., dhe se ai ka kryer aktivitetin kriminal të “Mashtrimi kompjuterik” parashikuar nga nenet 143/b/3 i K.Penal duke i përvetësuar viktimës shumën prej 25.000 euro.

Gjate hetimit dhe gjykimit u zbulua dhe mekanizmi i kryerjes së këtij mashtrimi kompjuterik, i cili ka arritur të mashtrojë disa biznese në Shqipëri.

Prokuroria zbuloi se emailet dhe faqet e kompanive me nivel mbrojtjeje të ulët apo pasworde të thjeshta, hakeroheshin nga hackera ndërkombëtarë të cilët gjurmojnë këto faqe dhe bisedat që kanë lidhje me pagesa faturash dhe transferta monetare me destinacion nga brenda për jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Më pas, ata hyjnë në komunikime me bizneset duke u paraqitur vetë si subjektet furnizuese të mallrave.

Këtë e bëjnë duke hapur faqe të ngjashme dhe adresa emaili te ngjashme dhe për t’u bërë të besueshëm i referohen bisedave të mëparshme të bëra nga subjektet me furnizuesit e vërtetë në rrugë telematike (biseda këto te hakeruara).

Pasi bëhen të besueshëm nxjerrin justifikime menaxhimi dhe kërkojnë që pagesat të kryhen në llogari të tjera, duke përvetësuar gjithë pagesat e bizneseve, të cilët mendojnë se po paguajnë partnerin e tyre.

Prokuroria pranë Gjykatës e Shkalles se Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë u bën thirrje bizneseve që të mos bien pre e këtyre mashtrimeve, duke marrë masa për një mbrojtje të lartë të sistemeve të tyre kompjuterike, të faqeve të tyre të biznesit si dhe të emaileve apo pasëordeve si dhe të kontrollojnë me kujdes autenticitetin e çdo faqeje biznesi dhe të çdo adrese emaili e komunikim që bëhet apo ku kërkohet ndryshimi i destinacionit të pagesës së faturave të furnizimit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama fjalim në OKB: Liria e shprehjes kërcënohet nga përdorja si armë

25 Shtator, 2026
Aktualitet

Rama flet për Inteligjencën Artificiale në OKB: Rreziku më i madh është që të bindë njerëzit e gabuar

25 Shtator, 2026
Aktualitet

Berisha: Ripërtëritja e PD është jetike për vendin

25 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zidane ngre alarmin për Mbappé: “Dëmtimi nuk po përmirësohet, duhet të kthehet në Madrid”

25 Shtator, 2026

Ide të reja, por i njëjti rezultat për Italinë: Mancini debuton me humbje ndaj Belgjikës

25 Shtator, 2026

Zidane e nis kapitullin e tij te Franca me fitore, Mbappé u largua nga fusha i dëmtuar

25 Shtator, 2026

Trump dhe Xi do të takohen edhe dy herë deri në fund të vitit

25 Shtator, 2026

Gjykata Supreme lejon përkohësisht Trump të përdorë bazën e të dhënave për verifikimin e shtetësisë së votuesve

25 Shtator, 2026

Hakerët “thyejnë” FBI-në, marrin të dhëna të agjentëve

25 Shtator, 2026

Papa paralajmëron për AI: Të mos e humbasim njerëzoren në “parajsën e makinerive”

25 Shtator, 2026

Rasti i dytë në pak ditë/ Mali i Zi ndalon sërish mish gjedhi për Kosovën

25 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.