• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Xhelal Sveçla shpallet fajtor për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës 8 vjet më parë, dënimi do të vendoset më 8 shtator

2 Shtator, 2026
tek Kosova, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Kosovës shpalli këtë të mërkurë fajtor ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për përdorimin e gazit lotsjellës në Kuvend gjatë seancës së 21 marsit 2018, kur deputetët po shqyrtonin ratifikimin e Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjykata e rikualifikoi akuzën për përdorimin e armës ose mjetit të rrezikshëm, duke e cilësuar atë si një formë më të lehtë të së njëjtës vepër penale, ndërsa rrëzoi akuzën për “pengimin e personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare”, pasi ndjekja penale për këtë vepër ishte parashkruar.

Gjykata nuk dha vendim për masën e dënimit. Seanca ku do të paraqiten rrethanat lehtësuese dhe rënduese është caktuar për 8 shtator, kur pritet të shpallet edhe dënimi. Sveçla nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokati i tij.

Lexo edhe:

Policia nxjerr në rrugë motorët 4 rrotësh për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Si bëri autogol Sara Mila?! Në skemë drejtori i burgut të Peqinit me 4 mijë bimë kanabis

Çështja lidhet me ngjarjet e marsit 2018, kur deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje hodhën gaz lotsjellës në sallën e Kuvendit në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Në një seancë të mëparshme, Sveçla kishte deklaruar se nuk e konsideronte veten fajtor, duke thënë se veprimi kishte karakter politik dhe kishte si synim, sipas tij, të pengonte “faljen ose shitjen e 8,200 hektarëve tokë të Republikës së Kosovës”.

Fillimisht, në këtë çështje ishin nën akuzë edhe ish-deputetët e Vetëvendosjes Drita Millaku, Fitore Pacolli-Dalipi dhe Salih Zyba, por Gjykata vendosi ta veçojë procedurën ndaj Sveçlës nga ajo e të pandehurve të tjerë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Policia nxjerr në rrugë motorët 4 rrotësh për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

12 Nëntor, 2026
Aktualitet

Si bëri autogol Sara Mila?! Në skemë drejtori i burgut të Peqinit me 4 mijë bimë kanabis

12 Nëntor, 2026
Lajme

Bëhet publik formacioni i kombëtares për ndeshjen e sotme me Finlandën

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

12 Nëntor, 2026

“Vetëm fitore!” Tifozët shqiptarë banderolë në mbështetje të Erion Vishkullit

12 Nëntor, 2026

Gara për rolin e James Bond zhvillohet publikisht, disa aktorë të njohur në garë për 007

12 Nëntor, 2026

Skandali në Nvidia zgjerohet, zbulohet lidhja e tretë e Jensen Huang

12 Nëntor, 2026

Nvidia është në qendër të ekonomisë së inteligjencës artificiale. Çfarë ndodh tani?

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.