42 persona janë shoqëruar nga policia e Sarandës për t’u marrë në pyetje lidhur me vrasjen e 20-vjecarit portugez në orët e para të mëngjesit të sotëm në lokalin “Principotes” në Ksamil.
Policia shoqëroi edhe dy shtetas turq që ndihmuan Sokrat Vatën të largohej, duke e fshehur në bagazhin e makinës së tyre pas vrasjes në Ksamil.
Policia po heton gjithashtu edhe rolin e ciftit turk që drejtonte mjetin ku ishte fshehur autori vrasjes, pasi ka dyshimet se Sokrat Vata punonte edhe si bodyguard i shtetasit turk.
29-vjeçari Sokrat Vata, nga Hasi, u arrestua në Levan të Fierit, disa orë pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat “Shqiponja” dhe strukturat operacionale e lokalizuan të dyshuarin, i cili ishte fshehur në bagazhin e një automjeti.











