Presidenti i SHBA-ve Donald Trump tha se “ndoshta do t’i hedh në erë” referuar Iranit, pasi u pyet për arritjen e mundshme të një marrëveshje dhe dështimit të vazhdueshëm të negociatave.
“Ndoshta i hedh në erë. Ndoshta i hedh në erë. Duhet ta marrim këtë vendim. I hedhim në erë. Koha po vjen”, tha Trump nga zyra Ovale.
Shtetet e Bashkuara po planifikojnë një përgjigje kundër Iranit për rolin e tij në komplotin e dyshuar për të sulmuar bazën ajrore RAF Fairford.
“Po punojmë për këtë tani. Po e shqyrtojmë. Po e shqyrtojmë me kujdes“, tha Donald Trump në Zyrën Ovale.











