Zjarri u mori jetën nënës dhe dy fëmijëve, Presidenti Begaj reagon pas tragjedisë në Domën të Shkodrës
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar pas tragjedisë së ndodhur në fshatin Domën të Shkodrës, ku një nënë dhe dy fëmijët e saj humbën jetën si pasojë e zjarrit.
Kreu i Shtetit u shpreh se është thellësisht i pikëlluar nga ngjarja e rëndë, ndërsa përcolli ngushëllimet për familjarët dhe të afërmit e viktimave.
“Jam thellësisht i pikëlluar nga tragjedia në fshatin Domë të Shkodrës, ku humbën jetën një nënë e re dhe dy fëmijët e saj”, shkroi Begaj.
Presidenti shtoi se mendimet e tij janë me familjen në këtë moment dhimbjeje të madhe.
“U prehshin në paqe!”, përfundoi reagimin e tij Kreu i Shtetit.











