Luka Modric mori një pritje të veçantë në “Sánchez-Pizjuán” gjatë ndeshjes mes Spanjës dhe Kroacisë.
Mesfushori kroat e nisi takimin nga stoli për shkak të menaxhimit të minutave, por u aktivizua në minutën e 81-të, kur Spanja kryesonte 3-1.
Në momentin që hyri në fushë, tifozët spanjollë u ngritën në këmbë dhe e duartrokitën gjatë, duke nderuar karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Pas ndeshjes, Modric reagoi në rrjetet sociale duke publikuar një foto ku përshëndeste tribunat dhe shkroi: “Faleminderit shumë, Spanjë”, shoqëruar me një zemër të kuqe dhe flamurin spanjoll.












