• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Territorialja/ Veliaj kërkon pezullim të draftit: Bashkimi i Rinasit me Tiranën nuk është konsultuar

1 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryebashkiaku Veliaj i ka nisur letër Kuvendit për reformeën territoriale. Ai kërkon pezullimin e shqyrtimit të draftit për territorialen, e cila parashikon bashkimin e Rinasit, Bërxullës dhe Domjes me Bashkinë e Tiranës. Veliaj thotë se drafti dhe nuk është konsultuar dhe nuk është marrë as mendimi i vetë Veliajt, të cilin SPAK nuk e lejoi të marrë pjesë në mbledhje.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Për përfshirjen e njësisë administrative “Rinas” në Bashkinë Tiranë, Veliaj kërkon të paraqitet vlerësimi i plotë territorial, demografik, administrativ dhe financiar, përfshirë pasurinë, detyrimet, personelin, të ardhurat, shpenzimet dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike.

Kërkesat e Veliajt 
Përpara vijimit të procesit dhe miratimit përfundimtar të hartës së re, konsideroj të nevojshme që:

Lexo edhe:

Vodhi automjetin e një poste bashkë me pakot e porosive, arrestohet 23-vjeçari

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kafes

1. Të pezullohet vijimi i shqyrtimit përfundimtar të projektligjit deri në zhvillimin dhe dokumentimin e konsultimit real, paraprak dhe efektiv të popullsive të prekura, në një fazë kur rezultatet e tij mund të sjellin rishikimin e zgjidhjes territoriale;

2. Të bëhen publike metodologjia e konsultimit, informacioni i vënë në dispozicion të qytetarëve, pjesëmarrja, qëndrimet e shprehura dhe mënyra se si ato janë reflektuar ose arsyet e mosreflektimit të tyre;

3. Në rastin e Bashkisë Tiranë, të krijohen kushtet që procesi institucional të zhvillohet plotësisht, duke përfshirë mendimin e Kryetarit, shqyrtimin e informuar nga Këshilli Bashkiak dhe konsultimin real të qytetarëve;

4. Për përfshirjen e njësisë administrative “Rinas” në Bashkinë Tiranë, të paraqitet vlerësimi i plotë territorial, demografik, administrativ dhe financiar, përfshirë pasurinë, detyrimet, personelin, të ardhurat, shpenzimet dhe vazhdimësinë e shërbimeve publike;

5. Të harmonizohet projektligji territorial me ndryshimet e nevojshme në ligjin nr. 139/2015 dhe të përfshihen në dispozita detyruese statusi juridik i “qytetit”, funksionet, organizimi, financimi dhe garancitë e shërbimeve;

6. Të përcaktohet mekanizëm juridik dhe zgjedhor i përfaqësimit proporcional të qyteteve, duke garantuar barazinë e votës dhe përfaqësimin e banorëve të fshatrave dhe njësive administrative;

7. Të harmonizohet neni 3 i projektligjit me nenin 92 të ligjit nr. 139/2015 dhe të rregullohet qartë administrimi i periudhës kalimtare, përfshirë organet kompetente, pasuritë, detyrimet, buxhetet, personelin dhe ofrimin e shërbimeve;

8. Të dokumentohet, për çdo ndryshim konkret territorial, përmbushja e kritereve materiale të nenit 108, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 86, të ligjit nr. 139/2015;

9. Të përcaktohet shprehimisht se kompetenca e këshillave bashkiakë për riorganizimin e njësive administrative kufizohet brenda territorit të bashkisë dhe nuk përfshin ndryshimin e kufijve të jashtëm ose transferimin e territorit ndërmjet bashkive.

Tags: territorialeveliaj

Nga Kategoria

Kryesore

Vodhi automjetin e një poste bashkë me pakot e porosive, arrestohet 23-vjeçari

1 Tetor, 2026
Bota

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kafes

1 Tetor, 2026
Kryesore

“Të Paekspozuarit” rikthehet në ekran, zbulohet ku do të transmetohet emisioni i Ylli Rakipit

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Juliana Nura bëhet nënë për herë të parë: I solla në jetë dy mrekullitë e mia… vetëm

1 Tetor, 2026

Territorialja/ Veliaj kërkon pezullim të draftit: Bashkimi i Rinasit me Tiranën nuk është konsultuar

1 Tetor, 2026

Asencio operohet me sukses, Mourinho e viziton në spital dhe i jep mbështetjen e tij

1 Tetor, 2026

Vodhi automjetin e një poste bashkë me pakot e porosive, arrestohet 23-vjeçari

1 Tetor, 2026

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kafes

1 Tetor, 2026

Mbappé ndjek plan të koordinuar rikuperimi, Real Madridi nuk dëshiron të rrezikojë para El Clásicos

1 Tetor, 2026

“Të Paekspozuarit” rikthehet në ekran, zbulohet ku do të transmetohet emisioni i Ylli Rakipit

1 Tetor, 2026

Elton Tozaj tregon ngjarjet e rënda: Valbona Selimllari dhe Adi Krasta janë rrahur, kanë përfunduar në spital

1 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.