Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në qytetin e Hasit.
Nga informacionet paraprake, mësohet se si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur 29-vjeçari Jakup Aga. I riu është dërguar për marrjen e ndihmës mjekësore.
Ndërkohë, policia ka identifikuar edhe autorin e dyshuar të ngjarjes, Fatjon Dauti. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të konfliktit.











