• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 9 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Spanja dislokon 7,500 ushtarë në zonat e përmbytjeve

4 Nëntor, 2024
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Rreth 7,500 forca ushtarake po dislokohen në rajonin e goditur nga përmbytjet shkatërrimtare, njoftoi qeveria spanjolle të hënën, ndërsa është shtuar pakënaqësia për reagimin ndaj katastrofës që shkaktoi të paktën 217 viktima.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ushtria dislokoi gjatë fundjavës rreth 5 mijë ushtarë për të ndihmuar me shpërndarjen e ushqimeve dhe ujit, për pastrimin e rrugëve dhe mbrojtjen e dyqaneve dhe pronës nga grabitësit. Rreth 2,500 ushtarë të tjerë do të dërgoheshin në vazhdim, i tha ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles kanalit shtetëror radiofonik RNE.

Një luftanije me rreth 104 ushtarë të këmbësorisë dhe kamionë me ushqime dhe ujë po i afrohej portit të Valencias, ndërsa një furtunë e fortë breshëri godiste Barcelonën, rreth 300 kilometra më në veri.

Lexo edhe:

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien me Netanyahun, mohon përplasjen me kryeministrin izraelit

Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdonin të hënën kërkimet për trupat e viktimave në garazhet nëntokësore përreth një parkimi për gati 5 mijë makina në qendrën tregtare Bonaire, pranë aeroportit të Valencias, si dhe në grykat e lumenjve ku mund të ishin mbledhur trupat e të vdekurve.

Numri i viktimave nga përmbytjet më vdekjeprurëse në historinë moderne të Spanjës arritën në 217 të dielën – pothuajse të gjithë në rajonin Valencia dhe mbi 60 prej tyre në rrethinat e qytetit Paiporta.

Zemërimi i banorëve u përqëndrua tek njoftimet e vonuara nga autoritetet për rreziqet e përmbytjeve dhe reagimin e vonuar që mendohet se u bë nga shërbimet e emergjencave.

Të dielën, disa banorë në Paiporta hodhën baltë ndaj Kryeministrit Pedro Sanchez, Mbretit Felipe dhe bashkëshortes së tij Mbretëreshës Letizia, duke thërritur: “vrasës, vrasës!”.

Ministri i Transportit, Oscar Puente tha të dielën se niveli i vdekjeve është stabilizuar, pasi janë identifikuar të gjitha viktimat e gjendura në sipërfaqe.

Reshjet e rrëmbyeshme të së martës dhe të mërkurës shkaktuan fryrjen e lumenjve, duke vërshuar nëpër rrugë dhe në katet e para të godinave, si dhe duke marrë me vete makinat dhe muret e godinave në valët e baltës.

Këto ishin përmbytjet me shkatërrimtare në Evropë në pesë dekadat e fundit.

Megjithëse reshjet kanë vazhduar gjatë pjesës tjetër të javës, nuk pati përmbytje të reja masive në zonë. Agjencia e motit qarkulloi një paralajmërim mëngjesin e së hënës për Barcelonën, ndërsa furtuna me breshër dhe reshje të dendura goditi qytetin e dytë më të madh të Spanjës.

Disa nga protestuesit e së dielës mbanin veshje me simbolet e organizatave të së djathtës së skajshme, që shpesh mbajnë protesta ndaj qeverisë së majtë. Ministrja e Mbrojtjes Robles tha se situata po shfrytëzohej politikisht nga grupet ekstremiste./VOA

Tags: permbytjeSpanje

Nga Kategoria

Bota

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien me Netanyahun, mohon përplasjen me kryeministrin izraelit

9 Qershor, 2026
Bota

Trump zbulon detaje nga telefonata me Netanyahun: E paralajmërova se…

8 Qershor, 2026
Bota

Adoleshenti palestinez vritet nga sulmet izraelite

8 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Deputetja e PS, Zegjine Çaushi ofendon influenceren që replikoi me Ramën: Të bësh ironi dhe ti shëmtirë është fundi botës! Idiote e ligë që tallesh me jetimët

9 Qershor, 2026

“Nëse i them të bëjë diçka, ai e bën”, Trump flet për marrëdhënien me Netanyahun, mohon përplasjen me kryeministrin izraelit

9 Qershor, 2026

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

9 Qershor, 2026

Sot provimi i dytë i Maturës Shtetërore, mbi 26.600 maturantë i nënshtrohen testit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

9 Qershor, 2026

Alarm demografik në Shqipëri! 33 mijë të rinj më pak brenda një viti, rritet ndjeshëm numri i të moshuarve mbi 85 vjeç

9 Qershor, 2026

Aksident tragjik në bypass-in e Vlorës/ Përplasen tre automjete, një i vdekur dhe tre të plagosur, dy mjete shkrumbohen nga flakët

9 Qershor, 2026
Mundësi të jashtëzakonshme këtë fundjavë: 4 shenjat e horoskopit që do të përjetojnë "një ndodhi të paprecedent"!

“Financat kërkojnë kujdes dhe planifikim“, parashikomi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

9 Qershor, 2026

Nard Ndoka jep lajmin: Berishës i është hequr “non grata” nga ShBA

8 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.