Real Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Jacobo Ortega te Strasbourg për 10 milionë euro.
Sulmuesi 19-vjeçar, i cili ende nuk kishte debutuar me ekipin e parë, kalon në Ligue 1 me një kontratë pesëvjeçare. Klubi madrilen ka shitur 70% të të drejtave të lojtarit, duke ruajtur 30% për të ardhmen.
Ortega ishte golashënuesi më i mirë i Real Madridit në edicionin e fundit të UEFA Youth League dhe konsiderohej një nga talentet më premtuese të akademisë.
Kjo bëhet shitja më e shtrenjtë në historinë e Real Madridit për një lojtar të akademisë që nuk ka debutuar ende me ekipin e parë.











