• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

‘Sekreti i jetës së realizuar’, mesazhi frymëzues i Papa Françeskut kur vizitoi Shqipërinë

23 Prill, 2025
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Publikohet për herë të parë fjalimin frymëzues të Papa Françeskut drejtuar të rinjve, gjatë vizitës në qendrën “Betania” më 21 shtator 2014.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të dashur miq të Qendrës “Betania”

Ju falenderoj nga zemra për pritjen tuaj të gëzueshme! E sidomos, ju falënderoj për pritjen, që u bëni këtu çdo ditë shumë fëmijëve e të rinjve, të cilët kanë nevojë për kujdes, ngrohtësi, mjedis të qetë, fytyra mike, edukatorë të vërtetë, shembuj jete e mbështetjeje.

Lexo edhe:

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

Macron premton ndryshime në arsim pas protestave të studentëve francezë

Në vende si ky, përforcohemi të gjithë në fe, të gjithë ndihmohemi për të besuar, sepse e shikojmë sesi feja bëhet dashuri konkrete. E shikojmë duke rrezatuar dritë e shpresë në situata ngushticash të rënda, e shikojmë duke u rindezur në zemrën e njerëzve të prekur nga Shpirti i Jezusit, që thoshte “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua”.

Kjo fe, që vepron me anë të bamirësisë, i tund malet e indiferencës, të mosbesimit, të kotësisë, i hap zemra e duar për të bërë mirë e për ta përhapur të mirën. Përmes gjesteve të përvuajtura e të thjeshta të shërbimit ndaj më të vegjëlve kalon “Lajmi i Mirë”, lajmi se Jezusi u ngjall e jeton ndërmjet nesh.

Kjo Qendër, veç të tjerash, dëshmon se bashkëjetesa paqësore e vëllazërore ndërmjet njerëzve, që u përkasin etnive dhe besimeve të ndryshme fetare, është e mundshme! Këtu larmitë nuk e prishin harmoninë, gëzimin, paqen, përkundrazi, bëhen rast për njohje të thellë e mirëkuptim të ndërsjellë. Përvojat e ndryshme fetare i hapin zemrat, për të ndier dashuri plot respekt e fryte ndaj të afërmit; çdo bashkësi fetare flet me gjuhën e dashurisë e jo të dhunës e nuk turpërohet aspak nga mirësia. Mirësia, atij që e rrit në shpirt i dhuron ndërgjegje të qetë, gëzim të thellë, edhe në mes të vështirësive e moskuptimeve. Madje, edhe përballë fyerjeve, mirësia nuk është ligështi, por forcë e vërtetë, e aftë të heqë dorë nga hakmarrja.

E mira shpërblen vetveten e na afron pranë Zotit, së Mirës së Pambaruar, na bën të mendojmë si Ai, na bën ta shikojmë realitetin e jetës sonë, në dritën e planit të dashurisë për secilin nga ne, na bën të shijojmë gëzime të vogla ditë për ditë e na ndihmon në vështirësi e në prova. E mira paguan pambarimisht më shumë se paraja, që di veç të zhgënjejë, sepse jemi krijuar për të pranuar dashurinë e Hyjit e për të dhuruar dashuri e jo për ta matur çdo gjë me kutinë e parasë a të pushtetit.

Të dashur miq, Drejtoresha juaj, në përshëndetjen e saj, kujtoi etapat e kryera nga Shoqata juaj e veprat e lindura nga intuita e themelueses, Zonjës Antonietta Vitale të cilën e pëshëndes përzemërsisht dhe e falënderoj për pritjen dhe vuri në dukje ndihmën e bamirësve e përparimin e nismave të ndryshme. Kujtoi edhe fëmijët e shumtë, që u pranuan e u përkujdesën me dashuri. Ndërsa Mirjani dëshmoi përvojën personale, mrekullimin dhe mirënjohjen për një takim, që ia shndërroi jetën e i hapi horizonte të reja, duke e bërë të takojë miq të rinj e, sidomos, një Mik edhe më të madh e më të mirë se të tjerët: Jezusin. Ai tha edhe një gjë shumë kuptimplote për vullnetarët, që japin këtu ndihmën e tyre. Ai tha: “Që prej 15 vitesh flijohen me gëzim për dashurinë ndaj Jezusit e dashurinë ndaj nesh”. Është një frazë që tregon sesi dhurimi për dashuri të Jezusit ngjall gëzime shpresë e sesi shërbimi ndaj vëllezërve shndërrohet në mbretërim së bashku me Hyjin.

Këto fjalë të Mirjan Palit mund t’i duken paradosale një pjese të mirë të botës sonë, që nuk e ka të lehtë t’i kuptojë, prandaj kërkon ethshëm në pasuritë tokësore, në pasje e dëfrim, parë si qëllim në vetvete, kyçin e jetës së vet, duke gjetur, ndërkaq, vetëm tjetërsim e trullosje.

Sekreti i jetës së realizuar zbulohet duke dashur e duke u dhuruar për dashuri. Atëherë gjendet dhe forca “për t’u flijuar me gëzim”. Puna më e rëndë, bëhet burim i një gëzimi më të madh. Atëhere nuk të na trembin zgjedhjet përfundimtare të udhës së jetës, por duken në dritën e tyre të vërtetë, si mënyrë për të realizuar plotësisht lirinë vetjake.

Zoti Jezus e Nëna e Tij, Virgjëra Mari, e bekoftë Shoqatën tuaj, këtë Qendër të Betanias dhe qendrat e tjera, që dashuria e krishterë i bëri të dalin në dritë e Provania, të rriten! I bekoftë të gjithë vullnetarët, bamirësit, fëmijët e adoleshentët, që jetojnë nën këtë strehë! Pajtori juaj, Shën Ndou i Padovës, ju shoqëroftë në udhën tuaj! Vijoni t’i shërbeni Zotit Jezus, me besim, në të varfrit e të braktisurit, e ta lusni që zemrat e mendjet e të gjithëve ta pranojnë të mirën, dashurinë vepruese, burim i gëzimit të vërtetë, të mirëfilltë. Ju lutem të më kujtoni në uratë e ju bekoj me gjithë zemër!

*Ati i Shenjtë, Papa Françesku

Nga Kategoria

Bota

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

26 Tetor, 2026
Bota

Macron premton ndryshime në arsim pas protestave të studentëve francezë

26 Tetor, 2026
Bota

Dosja Epstein trondit sërish SHBA-në, demokratët kërkojnë hetim të posaçëm për Trump

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Topi i Artë 2026: Ja si duket Top 10, ku u renditën Mbappé dhe Yamal?

27 Tetor, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026

26 Tetor, 2026

Kane fiton Trofeun Gerd Müller

26 Tetor, 2026

Unai Simón fiton Trofeun Yashin, shpallet portieri më i mirë i vitit

26 Tetor, 2026

De la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit: “Është një arritje kolektive”

26 Tetor, 2026

Lamine Yamal fiton Trofeun Kopa për herë të tretë radhazi

26 Tetor, 2026

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

26 Tetor, 2026

Topi i Artë 2026 nis me 45 minuta vonesë, zbulohet arsyeja e shtyrjes

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.