Lamine Yamal është shpallur lojtari i ri më i mirë i sezonit, duke fituar Trofeun Kopa në ceremoninë e Topit të Artë 2026.
Çmimi iu dorëzua yllit të Barcelonës nga Andriy Shevchenko, ndërsa Yamal nuk harroi të përmendte edhe shokun e skuadrës, Pau Cubarsí.
“Do të doja që Cubarsí të ishte këtu. Prej kohësh po luan në një nivel të jashtëzakonshëm dhe do të doja që ai ta kishte fituar. Ky është viti im i tretë dhe jam shumë i lumtur. Dua të falënderoj klubin dhe kombëtaren dhe do të vazhdoj të punoj shumë”, deklaroi Yamal në skenë.
Gjatë ceremonisë, prezantuesja e pyeti nëse ky ishte çmimi që dëshironte më shumë këtë mbrëmje.
“Dua t’i fitoj të gjithë”, u përgjigj Yamal mes të qeshurave të publikut, përpara se të përsëriste se do të kishte dashur që Trofeu Kopa t’i shkonte Cubarsít.
Ky është Trofeu Kopa i tretë radhazi për talentin e Barcelonës.











