• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 24 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Samiti i Alaskës 1:0 për Putinin

16 Gusht, 2025
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas njoftimit zyrtar takimi mes presidentëve të Rusisë dhe të SHBA-së zgjati 2 orë e 45 minuta. Tema kryesore e takimit midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe Presidentit rus Vladimir Putin ishte përfundimi i luftës agresore të Rusisë kundër Ukrainës. Po me sa duket nga takimi nuk ka ndonjë rezultat konkret. Pas samitit të tyre në Alaskë Trump dhe Putin thanë se bisedimet e tyre kishin qenë pozitive. Presidentit rus Vladimir Putin tha gjatë një deklarate për shtyp, ku atij iu dha fjala si i pari, se bisedimet kishin qenë konstruktive dhe të pasura në përmbajtje. “Ne krijuam kontakte të mira, të drejtpërdrejta me zotin Trump.” – tha Putini.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Putini e falënderoi Trumpin për përpjekjet e tij për të zgjidhur konfliktin me Ukrainën. Ai tha se qe biseduar për marrëveshje, të cilat mund të shërbejnë si pikënisje për një zgjidhje të konfliktit të Ukrainës, por nuk dha detaje.

“Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje”

Lexo edhe:

Anatomia e një Zemërimi: Nga Zvërneci te Patologjia e Pushtetit Absolut

UFO-t dhe Epoka e Frikës së Re

Edhe Trumpi e vlerësoi atmosferën e bisedimeve – por dhe ai nuk tha ndonjë gjë konkrete. “Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe ramë dakord për shumë pika. Të hapura kanë mbetur shumë pak. Disa nuk janë aq të rëndësishme. Njëra mund të jetë më e rëndësishmja, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur qëllimin tonë. Nuk jemi ende atje, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje.” tha Trump duke shtuar: “Nuk ka marrëveshje derisa të ketë një marrëveshje.”

Trump njoftoi se do të flasë në telefon me NATO-n dhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenski. Pas deklaratave të bëra nga të dy presidentët nuk u lejuan pyetje nga shtypi.

Pas takimit Trumpi dha një intervistë për Fox News. Ai theksoi se Ukrainaduhet të bjerë dakord për një marrëveshje të mundshme me Rusinë dhe e këshilloi Zelenskin: “Bëjeni marrëveshjen. Ju duhet ta bëni marrëveshjen”. Rusia, tha ai, është një “fuqi shumë e madhe”, ndërsa Ukraina jo. Nuk është e qartë nëse Trump kishte folur në telefon me Zelenskyn përpara intervistës.

Ischinger: Samiti i Alaskës qe fitore 1:0 për Putinin

Samiti i Alaskës midis Presidentit të SHBA-së Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin ishte një fitore e qartë për Putinin, mendon ish-kryetari i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, Wolfgang Ischinger.

“Alaska: Putini mori tapetin e kuq me Trumpin, Trumpi asgjë,” shkroi Ischinger në platfformën X.

“Sikurse kishim frikë: pa armëpushim, pa paqe. Pa përparim të vërtetë – shumë qartë 1:0 për Putinin – jo sanksione të reja. Për ukrainasit: asgjë. Për Evropën: thellësisht zhgënjyese,” shkroi Ischinger.

Ischinger ka qenë ambasador i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara nga viti 2001 deri në vitin 2006 dhe ishte kryetar i Konferencës së Mynihut për Sigurinë nga viti 2008 deri në vitin 2022./DW

Nga Kategoria

Aktualitet

Anatomia e një Zemërimi: Nga Zvërneci te Patologjia e Pushtetit Absolut

7 Qershor, 2026
Analizë

UFO-t dhe Epoka e Frikës së Re

25 Maj, 2026
Analizë

Negociatat SHBA-Iran/ Rubio: Mund të ketë lajme të mira

24 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vatikani refuzon propozimin për të lejuar gratë të drejtojnë predikimet në meshë

24 Qershor, 2026

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 25-të, qytetarët mblidhen para godinës së Kryeministrisë

24 Qershor, 2026

Pensioni nuk mjafton, mbi 130 mijë të moshuar vazhdojnë të punojnë në Shqipëri

24 Qershor, 2026

Rubio: Grupi teknik për Iranin mblidhet sërish javën e ardhshme në Zvicër

24 Qershor, 2026

Aksident në rrugën Durrës–Plepa, shoferi dërgohet me urgjencë në spital

24 Qershor, 2026

Rreth 6 orë seancë me dyer të mbyllura/ Ja çfarë deklaroi Gates për Epstein

24 Qershor, 2026

Nafta dhe ekonomia e dobët ‘fundosin’ euron

24 Qershor, 2026

Mourinho për rikthimin te Real Madrid: E dua këtë klub, prandaj jam kthyer

24 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.