Erjon Vishkulli, 28 vjeç, është i riu që mbeti i plagosur rëndë në sy gjatë protestës së zhvilluar sot në Tiranë.
Ai është dërguar në spital në gjendje të rënduar shëndetësore dhe i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale.
Vishkulli njihet gjithashtu si kryetifoz i Kombëtares shqiptare dhe pjesë e grupimit “Tifozat Kuq e Zi”. Ai ka qenë prej vitesh i pranishëm në stadiume në mbështetje të kuqezinjve.
I riu plagos rëndë gjatë protestës dhe më pas u transportua për në ambientet e spitalit në gjendje të rënduar shëndetësore.











