• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Rruga Tiranë-Elbasan, Becchetti dhe çështje të tjera, arbitrazhet i kushtojnë shtetit afro 180 milionë Euro

26 Qershor, 2026
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Detyrimet që lidhen me vendimet e arbitrazheve ndërkombëtare dhe proceset gjyqësore ndaj shtetit shqiptar arritën në rreth 179.6 milionë euro në fund të vitit 2025.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Të paktën kështu konfirmon Ministria e Financave në buxhetin faktik. Thuajse i njëjti nivel detyrimesh raportohej edhe në buxhetin faktik të 2024 duke mos treguar ndonjë avancim në proceset në të cilat shteti është i përfshirë.  Nga totali prej 179.6 milionë eurosh, 69.8 milionë euro përfaqësojnë detyrime të mbetura nga vendime arbitrazhi dhe kosto ligjore, ndërsa 109.8 milionë euro janë detyrime kontingjente.

I Pesha më e madhe e ekspozimit lidhet me çështjen Arbitrazhi ICSID ARB/5/28 “Hydro dhe të tjerë kundër Shqipërisë” ku shteti është përballë sipërmarrësit Italian Francesco Becchetti.  Raporti i Financave tregon një detyrim kontingjent prej 108.3 milionë euro, pa pagesa të kryera gjatë vitit. Ky është zëri më i madh në tabelën e publikuar nga Ministria e Financave me afërsisht 60 për qind të totalit.

Lexo edhe:

Partizani mposht Teutën, Atanaskoski vendos sfidën në “Niko Dovana”

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, plani kushton 14 mln euro në vit

Një tjetër çështje me ekspozim të konsiderueshëm është arbitrazhi ICC Case No. 23998/MHM (Copri-Aktor kundër ARRSH), për të cilin detyrimi i mbetur rezulton 41.1 milionë euro. Konflikti  me shtetin shqiptar lidhet me rrugën Tiranë-Elbasan.

Raporti përfshin gjithashtu arbitrazhin ICC Case No. 25414/HHM Constructioni Dondi S.P.A, ku detyrimi i mbetur llogaritet në 13.3 milionë euro. Kompania së bashku  me atë japoneze Kubota realizuan përmirësimin e sistemit të kanalizimeve të Tiranës (zona e Kasharit) në vitin 2014 por ndërprerja e kontratës përfundoi në përplasje gjyqsore.

Një tjetër çështje është edhe ICC Case No. 22676/GR GBC Oil Company LTD kundër MIE, AKBN dhe Albpetrol, me një detyrim të mbetur prej 11.9 milionë euro.

Pagesat

Të dhënat tregojnë se gjatë vitit 2025 janë kryer pagesa për një pjesë të proceseve gjyqësore dhe kostove ligjore. Gjatë vitit 2025 shteti shqiptar pagoi rreth 1.47 milionë euro për detyrime që lidhen me arbitrazhet ndërkombëtare dhe kostot e tyre. Në total, pagesat e kryera ndër vite për këto çështje arrijnë në 11.43 milionë euro, ndërsa detyrimet e mbetura dhe kontingjente vijojnë të llogariten në rreth 179.6 milionë euro.

Në disa procese janë shlyer plotësisht kostot administrative ose tarifat ligjore, ndërsa në të tjera mbeten ende detyrime që do të varen nga ecuria e procedurave gjyqësore ose nga ekzekutimi i vendimeve përfundimtare.

Raporti sqaron se detyrimet e paraqitura nuk kanë të njëjtën natyrë juridike. Sipas shënimeve shoqëruese, një pjesë përfaqëson vendime arbitrazhi të formës së prerë, një pjesë lidhet me kontrata për shërbime ligjore dhe ekspertizë, ndërsa detyrimet kontingjente përfaqësojnë çështje që janë ende në shqyrtim dhe mund të materializohen vetëm pas vendimeve përfundimtare të gjykatave ose tribunaleve ndërkombëtare. Detyrimet kontingjente nuk përbëjnë detyrime të pagueshme në momentin e raportimit, por pasqyrojnë ekspozimin potencial të financave publike ndaj proceseve ndërkombëtare në vazhdim.

Nga Kategoria

Shqipëri

Partizani mposht Teutën, Atanaskoski vendos sfidën në “Niko Dovana”

2 Nëntor, 2026
Aktualitet

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, plani kushton 14 mln euro në vit

2 Nëntor, 2026
Aktualitet

Del intervista e Ramës me “Channel 5”, i drejtohet gazetarit: Nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Miku i Vuçiç në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

2 Nëntor, 2026

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

2 Nëntor, 2026

Avioni i Wizz Air devijohet drejt Budapestit pas kërcënimit për bombë, ngrihet në ajër një avion luftarak

2 Nëntor, 2026

Policia holandeze ofron shpërblim rekord prej 2 milionë eurosh për kapjen e baronit të drogës

2 Nëntor, 2026

Partizani mposht Teutën, Atanaskoski vendos sfidën në “Niko Dovana”

2 Nëntor, 2026

Gordon kërkon më shumë nga vetja: “Duhet të jem më egoist dhe të shënoj më shumë”

2 Nëntor, 2026

Bombardimet ruse vrasin 24 persona në një qendër ndihme humanitare në Ukrainë

2 Nëntor, 2026

Demokratët shpresojnë për fitore në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, por sa të besueshme janë sondazhet?

2 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.