• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 2 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, plani kushton 14 mln euro në vit

2 Nëntor, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli i Lartë Gjyqësor synon të zgjerojë ndjeshëm numrin e gjyqtarëve në Shqipëri, në përpjekje për të ulur stokun e dosjeve të prapambetura dhe për të shkurtuar kohën e pritjes për qytetarët. Përmes një projektvendimi të hedhur për konsultim publik, KLGJ propozon shtimin e 84 pozicioneve të përhershme dhe krijimin e 18 vendeve rezervë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me këtë ndryshim, organika e përhershme e sistemit gjyqësor do të arrinte në 519 gjyqtarë. Ndërkohë, parashikohet edhe një paketë e përkohshme me 9 gjyqtarë shtesë në Gjykatën e Lartë, të cilët do të angazhohen për një mandat të vetëm në shqyrtimin e çështjeve të mbartura.

Pjesa më e madhe e pozicioneve të reja do t’u caktohet gjykatave të shkallës së parë. Sipas propozimit, 44 vende do të shpërndahen në gjykatat e juridiksionit të përgjithshëm, ku Tiranës i takojnë 18 pozicione, Durrësit 6, Elbasanit 5, Fierit 6, Korçës 3, Shkodrës 3 dhe Vlorës 3.

Lexo edhe:

Del intervista e Ramës me “Channel 5”, i drejtohet gazetarit: Nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar

Protestuesit djegin pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës

Për gjykatat administrative parashikohen 18 vende të reja, nga të cilat 16 në Tiranë dhe 2 në Lushnjë. Ndërsa Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar do të përfitojë dy pozicione shtesë.

Plotësimi i organikës së re parashikohet të kryhet gradualisht deri në vitin 2030, kryesisht përmes emërimeve të magjistratëve të rinj që dalin nga Shkolla e Magjistraturës. Vendet rezervë do të përdoren për të mbuluar vakancat që krijohen kur gjyqtarët angazhohen në institucione të tjera.

Plani nuk kufizohet vetëm te shtimi i trupës gjyqësore. Dokumenti parashikon edhe rritjen e stafit administrativ, si dhe investime në ndërtesat dhe infrastrukturën teknologjike të gjykatave. Për 102 pozicionet e përhershme dhe paketën e përkohshme në Gjykatën e Lartë kërkohet gjithashtu një kapacitet i konsiderueshëm punonjësish jogjyqtarë.

Kostoja e përgjithshme e planit vlerësohet rreth 14 milionë euro në vit.

Megjithatë, sfida kryesore mbetet plotësimi i vendeve aktualisht të miratuara. Sipas të dhënave të paraqitura në dokument, nga 417 pozicione të parashikuara në organikën ekzistuese, vetëm 309 gjyqtarë janë efektivisht në detyrë. Vakancat dhe ritmi i ngadaltë i emërimeve vijojnë të kufizojnë kapacitetet e sistemit gjyqësor.

Nga Kategoria

Aktualitet

Del intervista e Ramës me “Channel 5”, i drejtohet gazetarit: Nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar

2 Nëntor, 2026
Aktualitet

Protestuesit djegin pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës

2 Nëntor, 2026
Aktualitet

Protesta te kryeministria, shoqërohen disa qytetarë

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, plani kushton 14 mln euro në vit

2 Nëntor, 2026

Del intervista e Ramës me “Channel 5”, i drejtohet gazetarit: Nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar

2 Nëntor, 2026

Thuram i drejtpërdrejtë pas krizës së Interit: “I thamë gjërat në sy, nuk duhet të fshihemi”

2 Nëntor, 2026

Protestuesit djegin pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës

2 Nëntor, 2026

Qytetarët në Kosovë vijojnë protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt

2 Nëntor, 2026

Tre shenjat e horoskopit që do të kenë një javë plot fat, surpriza dhe mundësi të reja

2 Nëntor, 2026

Protesta te kryeministria, shoqërohen disa qytetarë

2 Nëntor, 2026

Zbulohen 10 tonë kokainë e dyshuar e mafies shqiptare në Spanjë, ngarkesa u kap pas një gabimi në magazinë

2 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.