• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 21 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rrëfeu në gjykatën britanike për vrasjet “me porosi” në Shqipëri, kush është “Fania” nga Berati dhe pse Talo Çela e donte të vdekur

21 Prill, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

“Këta burra kanë kryer vrasje për Kryeministrin me urdhër të tij dhe gjithashtu të Ministrit të Brendshëm. Kam prova.”

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo deklaratë e dhënë nga 36-vjeçari Irfan Azizi në sallën e gjyqit në Londër ka e raportuar nga Daily Mail ka bërë xhiron e medieve shqiptare.

Gjykata e Magjistraturës në Westminster dëgjoi dje se Irfan Azizi kërkohet në Shqipëri për të vuajtur një dënim me një vit burg, pasi u dënua në mungesë për posedim të një telefoni celular në paraburgim për vepra të tjera penale.

Lexo edhe:

Vizita zyrtare e Ramës në Athinë, kryeministri shqiptar do të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi

Ilir Meta kërkon ta nxjerrin nga kafazi i xhamit gjatë seancave gjyqësore

I njohur edhe si “Fania i Beratit”, 36-vjeçari nga fshati Poshnje po përpiqet të bindë autoritetet në Britaninë e Madhe që të mos lejojnë ekstradimin e tij në Shqipëri, nën pretendimet se grupi i Talo Çelës kërkon ta eliminojë.

Ai jeton prej 6 vitesh në Angli me bashkëshorten dhe katër fëmijët, ndërsa në 2025 është dënuar me gjashtë muaj burg bashkë me një person tjetër, për posedim të patentave të falsifikuara gjermane.

E shkuara kriminale në Shqipëri

Irfan Azizi është skeduar nga Policia shqiptare dhe autoritetet e zbatimit të ligjit si një person i përfshirë në veprimtari të paligjshme në fushën e vjedhjeve, kryesisht të automjeteve. Në vitin 2018, Ermir Azizi dhe vëllai i tij Fania, janë ndaluar nga Policia e Fierit për vjedhjen e një Mercedesi.

Nga kontrolli ushtruar në pikën e varrezave të automjeteve të quajtur “Azizi” në fshatin Poshnje, Berat, në pronësi të shtetasve Irfan dhe Ermir Azizi, është gjetur dhe sekuestruar Mercedesi i vjedhur nga dy vëllezërit në Lushnje, të cilin e kishin çmontuar me qëllim shitjen e tij për pjesë këmbimi.

Atëkohë, Irfan i ishte 28 vjeç dhe ishte dënuar më parë për vjedhje, si dhe i proceduar për lojëra fati, kurse i vëllai Ermiri ishte 26 vjeç dhe ishte dënuar për mbajtje pa leje të armëve.

Gjykata e Magjistraturës në Ëestminster dëgjoi sesi Fania ia kishte hedhur drejtësisë, duke deklaruar se kishte paguar para te një gjyqtar. Shqiptari që rrezikon të dëbohet nga Anglia ka pretenduar se para se të binte në atentat dhe të largohej drejt ishullit, ka qenë një “biznesmen i pasur” në Shqipëri, me tre pika karburanti, si dhe lavazhe makinash dhe një bar-kafe.

Atentati ndaj tij ndodhi më 29 nëntor 2020, kur nga një automjet që ndaloi jashtë një karburanti doli një person i armatosur me kallashnikov dhe filloi të qëllonte me breshëri. Irfan Azizi u plagos në dorë dhe pesë javë më pas, u largua nga Shqipëria.

Organizatori i atentatit është raportuar gjerësisht në mediat shqiptare si Talo Çela, një ish-mik i ngushtë i Azizit, i cili aktualisht është një nga kriminelët më të kërkuar në Shqipëri. 

Pse Talo Çela e donte të vdekur

Figura e Irfan Azizit është raportuar për krime të rëndomta. Raportime të mëhershme, që datojnë që nga gushti i vitit 2018 dhe shtatori i vitit 2021, e përshkruajnë atë si një person që merrej kryesisht me vjedhje automjetesh.

Mes klientëve të tij të përhershëm në shitblerjen e automjeteve të vjedhura ishte edhe Talo Çela, vrasës me pagesë që sipas përgjimeve të Sky Ecc përdorej nga vëllezërit Çopja, me qendër në Dubai për eleminimin e kundërshtarëve në trafikun e drogës.

Por në nëntor të vitit 2020, Irfan Azizi i shpëton për mrekulli një atentati. Ai goditet me një plumb në dorë pasi armët e autorëve bllokohen. Përgjimet e SKY ECCC tregojnë se autor ishte pikërisht Talo Çela.

Vrasësi me pagesë Talo Çela dyshonte se Azizi u kishte shitur bandave rivale një makinë që u përdor për të eleminuar vëllain e tij Bujar Çela.

Përgjimet e Sky ECC zbulojnë se për dy javë rresht Talo Çela kishte shkuar thuajse çdo ditë në Berat, për të vëzhguar lëvizjet e Irfan Hazizit dhe për të organizuar atentatin e nëntorit të vitit 2020, kur ai u qëllua me armë në Berat nga një mjet në lëvizje.

Nga bisedat e zbardhura të aplikacionit SKY ECC, Talo Çela shfaqet si koordinatori kryesor i atentatit duke dhënë udhëzime për eliminimin e Irfan Azizit. Në një prej komunikimeve, ai i shkruan bashkëpuntorëve: “Duhet me e gjet patjetër, s’ka ku shkon”, duke kërkuar me insistim gjetjen e Azizit. Në një tjetër mesazh kërkon me insistim: “Mos e lini me na ik prapë, mbarojeni punën”.

Duhet thënë se Irfan Azizi dhe Talo Çela kishin qenë miq. Madje edhe kishin marrë pjesë në grabitje. Vetëm se rrugët e tyre ishin ndarë dhe Azizi e pa veten si shënjestër të grupit kriminal.

Tags: talo cela

Nga Kategoria

Lajme

Vizita zyrtare e Ramës në Athinë, kryeministri shqiptar do të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi

21 Prill, 2026
Aktualitet

Ilir Meta kërkon ta nxjerrin nga kafazi i xhamit gjatë seancave gjyqësore

21 Prill, 2026
Kryesore

E bija humbi jetën tragjikisht, nëna e Myrtos kërkon drejtësi mes lotësh: Pse e hodhën tutje si plehra? Të ndëshkohen

21 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rrëfeu në gjykatën britanike për vrasjet “me porosi” në Shqipëri, kush është “Fania” nga Berati dhe pse Talo Çela e donte të vdekur

21 Prill, 2026

Vizita zyrtare e Ramës në Athinë, kryeministri shqiptar do të darkojë me ambasadoren amerikane në Greqi

21 Prill, 2026

Ilir Meta kërkon ta nxjerrin nga kafazi i xhamit gjatë seancave gjyqësore

21 Prill, 2026

E bija humbi jetën tragjikisht, nëna e Myrtos kërkon drejtësi mes lotësh: Pse e hodhën tutje si plehra? Të ndëshkohen

21 Prill, 2026

Sherri masiv me thika mes të rinjve në Vlorë, ja si nisi konflikti

21 Prill, 2026

Kthesë e papritur e motit, zonat malore të Kukësit mbulohen nga dëbora

21 Prill, 2026

Mesazhi prekës i nënës së mësuesit nga Devolli: E gjetëm pas 7 orësh në rrugë, shkonte për dy nxënës se i donte shumë

21 Prill, 2026

Zjarri “përpiu” pallatin e “Arlis”! Familjet e prekura do të marrin 40 mijë lek BONUS qiraje, lista e DOKUMENTEVE që duhet të dorëzojnë

21 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.