• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 23 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Rekrutonin vajza nga Kina për t’i shfrytëzuar për pr*stitucion, vihet në pranga një person në Durrës, në kërkim dy të tjerë

17 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një 50-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme në Durrës. Arrestimi i tij ka ardhur pas një hetimi 4-javor nga policia. Nga ky hetim u zbulua se 50-vjeçari rekrutonte vajza nga Kina dhe i sillte në Shqipëri për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në lidhje me këtë rast janë proceduar penalisht 7 vajza të cilat akuzohen për veprën penale “Prostitucioni”. Gjithashtu janë shpallur në kërkim dy persona. Grupi në bashkëpunim me disa persona të tjerë në Vietnam pasi i rekrutonin vajzat nga Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri. Ata siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.

I arrestuari bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të vajzave kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, 50-vjeçari i dërgonte tek njëri prej personave të shpallur në kërkim. Më tej theksohet se ai bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë në bankë.

Lexo edhe:

“S’ke turp”, Boçi përplaset me Peleshin në Kuvend, përjashtohet nga seanca

“Nuk dua asnjë zyrtar të marrë pjesë në ceremoninë mortore”, publikohet letra e fundit e akademikut Rexhep Qosja

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm”, pas një hetimi 4-javor me metoda proaktive. Operacioni, nga Sektori për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Goditet një grup i strukturuar kriminal që rekrutonte shtetase nga Kina dhe i sillte në Shqipëri, për t’i shfrytëzuar për prostitucion.

Vihet në pranga një anëtar i grupit, shpallen në kërkim 2 organizatorët dhe procedohen penalisht 7 shtetase nga Kina. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, pas një hetimi njëmujor me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Prostitucioni”, finalizoi operacionin policor të koduar “Storm”, i cili u zhvillua në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Në kuadër të këtij operacioni: u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 50 vjeç, lindur në Kinë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”; nisi procedimi penal për 7 shtetase nga Kina, për veprën penale “Prostitucioni”; u shpallën në kërkim shtetasi kinez G. L., 47 vjeç, njëri prej organizatorëve të grupit, dhe shtetasja kineze Y. Zh., 45 vjeçe, menaxhere e grupit, për veprën penale “Trafikimi i qenieve njerëzore”.

Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetaset kineze rekrutoheshin nga një grup i strukturuar kriminal, pjesë e të cilit janë shtetasit kinezë G. L. dhe Y. Zh., lindur dhe banues në Kinë. Këta shtetas, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë në Vietnam, ende të paidentifikuar, pasi i rekrutonin shtetase kineze në Kinë, i dërgonin për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit në Shqipëri, ku siguronin apartamente dhe makina me qira për kryerjen e këtij aktiviteti.

Nga hetimet rezultoi se ky grup kriminal përfaqësohej në Shqipëri, nga shtetasi G. L., i cili bënte menaxhimin dhe kontrollin financiar të shtetaseve kineze që ushtronin aktivitetin kriminal në Shqipëri. Shumat e parave të përfituara nga ky aktivitet kriminal, ky shtetas i dërgonte tek shtetasja Y. Zh., që jeton në Bahrein, e cila bënte ndarjen e parave, 25% të fitimit i merrte për vete, 35% i merrte grupi që drejtonte aktivitetin kriminal nga Vietnami dhe 40% i merrnin vajzat e rekrutuara, si pagë, në bankë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash të përfituara nga prostitucioni, 13 celularë, 1 laptop, 1 fletore me shënime per vlerat monetare të përfituara dhe sende të tjera. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Tags: durrespolicia

Nga Kategoria

Aktualitet

“S’ke turp”, Boçi përplaset me Peleshin në Kuvend, përjashtohet nga seanca

23 Prill, 2026
Aktualitet

“Nuk dua asnjë zyrtar të marrë pjesë në ceremoninë mortore”, publikohet letra e fundit e akademikut Rexhep Qosja

23 Prill, 2026
Aktualitet

Dy makina përplasen brenda tunelit të Llogarasë, lëndohet njëri prej shoferëve

23 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Më dhemb më shumë sesa mund ta shpjegoj”, Lamine Yamal dërgon mesazh emocional pas dëmtimit që i mbylli sezonin

23 Prill, 2026

Këto 3 shenja të zodiakut do kenë përfitime të mëdha, pas një periudhe jo të mirë

23 Prill, 2026

“S’ke turp”, Boçi përplaset me Peleshin në Kuvend, përjashtohet nga seanca

23 Prill, 2026

Jehonë skandali te Roma, Ranieri pranë largimit pas përplasjes me Gasperinin

23 Prill, 2026

BE miraton zyrtarisht kredinë 90 miliardë euro për Ukrainën

23 Prill, 2026

Italia në Botëror? FIFA e hedh poshtë idenë për zëvendësimin e Iranit

23 Prill, 2026

Shantazhuan biznesmenin me 200 mijë euro gjobë, lihen në burg 2 shqiptarët dhe greku

23 Prill, 2026

Vdekja e akademikut Rexhep Qosja, Kurti: Kontribuoi për gjuhën dhe kombin tonë

23 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.