• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 28 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili/ Gjykata Supreme rrëzon ankimin e dytë

28 Tetor, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Gjashtë muaj pas arrestimit të tij, Ervin Mata mësohet se ka tentuar që të pengojë për herë të dytë ekstradimin e tij nga Brazili në drejtim të Shqipërisë, duke u ankuar në Gjykatën Supreme të Brazilit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas Euronews, gjykata ka refuzuar që të shqyrtojë ankimin e dytë të “Bolit të kokainës”.

Në vendimin e marrë nga trupi gjykues me relator ministrin Alexandre de Moraes, para tetë ditësh, gjykata ka arsyetuar se mbrojtja nuk ka paraqitur argumente të mjaftueshme për të vënë në dyshim vendimin e mëparshëm të marrë në mesin e shtatorit, kur Gjykata e Brazilit miratoi ekstradimin e tij.

Lexo edhe:

E rëndë/ I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar, dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri

Lajm i mirë! Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

Nga ana tjetër, avokatët e Ervin Matës mësohet se kanë ngritur pretendime që lidhen me kërkesën për azil në Brazil, një hetim policor në këtë shtet, si dhe me kompetencën juridiksionale të autoriteteve shqiptare.

Në këto rrethana, vendimi i marrë më 20 tetor të këtij viti, shënon përfundimin e fazës së kundërshtimeve gjyqësore të trajtuara deri më tani. Ndërsa pritet që të realizohet ekstradimi i Ervin Matës drejt Shqipërisë që lidhet ngushtësisht me përmbushjen e procedurave të tjera të kërkuara nga autoritetet braziliane.

Më herët, Gjykata Supreme Federale kishte miratuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Ervin Matës. Pavarësisht rrethanave, vendimi përfundimtar për dorëzimin e tij nuk varet vetëm nga procedura gjyqësore, pasi kërkohet edhe vlerësimi i Presidentit të Brazilit.

“Boli” siç njihet ndryshe është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare, i lidhur prej vitesh me hetime për krim të organizuar dhe trafik narkotikësh. Emri i tij u bë i njohur për publikun pas ngjarjes së rëndë të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku gjatë një përplasjeje me armë mes grupeve rivale kriminale humbi jetën Fabian Gaxha.

Sipas hetimeve të SPAK, Mata dyshohet si një nga organizatorët kryesorë të një rrjeti ndërkombëtar të trafikut të kokainës, që shtrihej nga Shqipëria drejt Amerikës së Jugut dhe disa vendeve të Bashkimit Europian.

Ervin Mata u shpall në kërkim në Nëntor 2023, pas 11 urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme, për një grup kriminal që vepron në trafikun e kokainës dhe hashashit nga Amerika Jugut, vrasjeve dhe pastrimit të parave.

Në muajt e parë të vitit 2023, media periferike raportuan se ish-partneri i këngëtares Elvana Gjata dhe një ndër personat e përfshirë në ngjarjen që mori emrin si “Masakra e ish-Bllokut”, ishte zhdukur pa gjurmë në Bolivi. Mediat aluduan se disa muaj pas zhdukjes pa gjurmë së Ervis Martinaj, edhe Ervin Mata kishte pasur të njëjtin fat në Bolivi.

Mirëpo, hetimet, akuzat dhe bisedat e transkriptuara që SPAK ka siguruar nga autoritetet evropiane kanë nxjerr nga “strofulla” biznesmenin nga Tirana. Ervin Mata ishte pjesë me grupin e djalit të Erzen Breçanit dhe kishte komunikime të vazhdueshme në rrjetin e komunikimit “SKY”.

Menjëherë pasi ndaj tij u lëshua urdhër-arrest ndërkombëtar, u publikua dhe një video e fundit e Ervin Matës nga arratia. Pamjet rrëzuan pretendimet se biznesmeni nga kryeqyteti ishte zhdukur në Bolivi dhe asgjë nuk dihej në fatin e tij, sepse vetë Ervin Mata tregonte të kundërtën në kamera.

Nga Kategoria

Screenshot
Kryesore

E rëndë/ I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar, dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri

28 Tetor, 2026
Kryesore

Lajm i mirë! Erjon Vishkulli kalon me sukses operacionin në Romë

28 Tetor, 2026
Bota

“Kishte trupa poshtë trenave”, dëshmia rrëqethëse nga tragjedia në Spanjë! Shkon në 64 numri i viktimave

28 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ervin Mata kërkon të pengojë ekstradimin nga Brazili/ Gjykata Supreme rrëzon ankimin e dytë

28 Tetor, 2026

Kroos vlerëson Mourinhon pas triumfit në Camp Nou: “Ishte një plan i shkëlqyer”

28 Tetor, 2026

Valverde merr lajmin e mirë pas El Clásicos, asnjë dëmtim serioz për kapitenin

28 Tetor, 2026

Sánchez shpall tre ditë zie pas tragjedisë së trenave në Spanjë

28 Tetor, 2026

Kompany përmirësohet, por rikthimi mbetet pa datë: Bild ngre dyshime për zakonet e tij

28 Tetor, 2026
Screenshot

E rëndë/ I zhdukur prej disa ditësh, gjendet në një pus trupi i 31-vjeçarit shqiptar, dyshohet i ekzekutuar me armë zjarri

28 Tetor, 2026

Carvajal del në mbrojtje të Vinicius: “E di që do të rikthehet në nivelin e tij më të mirë”

28 Tetor, 2026

Carrick dhe Bruno Fernandes sqarojnë përplasjen para sfidës me Chelsea

28 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.