• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 3 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Rama shpall investitor strategjik Turjan Hyskon dhe ish-kryebashkiakun e Vorës

8 Nëntor, 2024
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Dy kompani në pronësi të Hekuran Brahimaj dhe Turjan Hysko do të marrin 77 mijë metër katrorë tokë shtetëtore falas në bregdetin e Lukovës për të ndërtuar aty hotele dhe një fshat të madh turistik. Komiteti i Investimeve Strategjike ka miratuar në mbledhjen e tij të fundit statusin “Investitor Strategjik, Proçedurë e Veçantë” për projektin e investimit Atara Resort & Villas.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kompanitë zhvilluese të këtij projekti janë Lukova Bayside Hotel & SPA shpk si dhe TO 27 Construction. Kompania e parë zotërohet nga dy aksionerë. Hekuran Brahimaj, ish kryetari socialist i Bashkisë së Vorës zotëron 65 të aksioneve, ndërsa pjesa tjetër prej 35 për qind e aksioneve zotërohet nga Turjan Hysko, vëllai i ish deputetit socialist dhe kryetar i FRESSH, Eljo Hysko.

Kompania e dytë, TO 27 Construction zotërohen në masën 100 për qind nga Turjan Hysko, të cilin publiku e njeh si moderator në ekranet e televizioneve.

Lexo edhe:

Partizani mposht Teutën, Atanaskoski vendos sfidën në “Niko Dovana”

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, plani kushton 14 mln euro në vit

Tokë shtetërore e falur

Projekti i investimit parashikon ndërtimin e një resorti turistik luksoz me vlerë 50 milionë euro, i cili do shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 158 mijë metrash katrorë truall.

Sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike, projekti prek një sipërfaqe prej 41,915 m2 në pronësi private të subjekteve aplikuese dhe një sipërfaqe prej 76,950 m2 në pronësi shtet. Ndërkohë, subjektet për një sipërfaqe prej 39,009 m2 janë në fazë negociatash me subjekte private.

Komiteti i Investimeve Strategjike i kryesuar nga Edi Rama ka miratuar në parim dhënien falas të sipërfaqes prej 77 mijë metër katrorë tokë shtetërore për dy kompanitë.

“Miratohet në parim masa mbështetëse vënie në dispozicion të pasurisë së paluajtshme shtetërore me sipërfaqe prej 76,950 m2, në ZK. 2518, e zërit kadastral “ullishte” dhe “pemtore”, vetëm pasi të jenë kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe konfirmimet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës përsa i përket saktësimit të vendndodhjes (parcelat e detajuara), sipërfaqes, statusit të tyre juridik dhe për aq kohë sa nuk ekzistojnë mosmarrëveshje administrative dhe/ose gjyqësore me shtetin në pasurinë objekt të investimit strategjik,” thuhet në vendimin e KIS.

Kompani pa kapital
Të dy kompanitë zhvilluese të projektit janë pa aktivitet ekonomik dhe pa mjete financiare. Kompania e parë ka një kapital total prej vetëm 355 mijë eurosh, ndërsa e dyta rezulton me kapital negativ prej 870 eurosh.

Qartazi këto janë dy kompani që nuk i kanë mundësitë financiare për të realizuar një investim në masën 50 milionë euro. Por Komiteti i Investimeve Strategjike thotë se investimi garantohet nga kompania tjetër e Brahimajt, që është Emante SHPK.
“Në bazë të kontratës me numër repertori 21834 dhe numër koleksioni 8946, ndërmjet shoqërive Lukova Bayside Hotel & Spa, TO27 Construction dhe shoqërisë Emante shpk, palët kanë rënë dakord që shoqëria Emante shpk do të jetë garantuese e financimit të projektit,” thuhet në vendimin e KIS.

Emante shpk është një kompani e themeluar në vitin 2006 me objekt aktiviteti import-eksport dhe tregti të materialeve të ndërtimit, e cila zotërohet tërësisht nga Hekuran Brahimaj. Vitin e kaluar kompania realizoi një xhiro prej rreth 9 milionë eurosh dhe regjistroi një fitim neto pas taksave prej 630 mijë eurosh.

Sipas të dhënave zyrtare, kompania rezulton të ketë rreth 12 milionë euro asete të regjistruara në bilancin e saj nga të cilat 7.5 milionë euro janë kapital dhe pjesa tjetër detyrime./ 

Tags: Turjan hyskinvestitor strategjik

Nga Kategoria

Shqipëri

Partizani mposht Teutën, Atanaskoski vendos sfidën në “Niko Dovana”

2 Nëntor, 2026
Aktualitet

KLGJ propozon shtimin e 102 gjyqtarëve në sistem, plani kushton 14 mln euro në vit

2 Nëntor, 2026
Aktualitet

Del intervista e Ramës me “Channel 5”, i drejtohet gazetarit: Nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Miku i Vuçiç në pranga, dyshohet se nxori ilegalisht 380 mln euro nga kasaforta e bankës

2 Nëntor, 2026

Rast i ngjashëm si i Pelicot në Britani, 9 persona në gjyq për drogimin dhe abuzimin e një gruaje për disa vite

2 Nëntor, 2026

Avioni i Wizz Air devijohet drejt Budapestit pas kërcënimit për bombë, ngrihet në ajër një avion luftarak

2 Nëntor, 2026

Policia holandeze ofron shpërblim rekord prej 2 milionë eurosh për kapjen e baronit të drogës

2 Nëntor, 2026

Partizani mposht Teutën, Atanaskoski vendos sfidën në “Niko Dovana”

2 Nëntor, 2026

Gordon kërkon më shumë nga vetja: “Duhet të jem më egoist dhe të shënoj më shumë”

2 Nëntor, 2026

Bombardimet ruse vrasin 24 persona në një qendër ndihme humanitare në Ukrainë

2 Nëntor, 2026

Demokratët shpresojnë për fitore në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, por sa të besueshme janë sondazhet?

2 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.