Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, në Rrugën e Durrësit, ka sjellë bllokim të qarkullimit dhe rëndim të trafikut në disa akse të kryeqytetit.
Për shkak të grumbullimit të protestuesve në rrugë, lëvizja e automjeteve është vështirësuar, ndërsa në disa segmente është ndërhyrë me devijimin e qarkullimit për të shmangur bllokimin e plotë të trafikut.
Problematika është shtrirë edhe në akse të tjera të Tiranës, ku është raportuar mbingarkesë e automjeteve. Edhe qarkullimi në Unazë është prekur, duke e bërë më të vështirë lëvizjen për drejtuesit e mjeteve.











