Studentët janë mbledhur këtë të martë para Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku po protestojnë kundër problematikave që, sipas tyre, shqetësojnë të rinjtë dhe sistemin arsimor.
Në protestë, studentët kanë marrë me vete edhe pankarta me mesazhe kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar ndryshime dhe duke shprehur pakënaqësinë e tyre.







“Na doni injorantë që t’ju votojmë”, “Më mirë një kryeministër i larguar apo mijëra studentë të dëbuar?” dhe “Nuk heshtim, nuk kemi frikë, nuk kthehemi pas. Dorëheqje!” janë disa nga mesazhet e shfaqura në pankartat e protestuesve.
Protesta nisi si një tubim për të ngritur zërin për shqetësimet e studentëve, por më pas situata u tensionua, duke sjellë edhe ndërhyrjen e forcave të policisë.











