Shtëpia e Bardhë i ka kërkuar ambasadores së Shteteve të Bashkuara në Greqi, Kimberly Guilfoyle, të japë dorëheqjen, pasi “The Wall Street Journal” raportoi se ajo kishte kërkuar 100 mijë dollarë nga një donator i Donald Trump përpara seancës së konfirmimit të saj vitin e kaluar.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Katie Zacharia, e cila tha se administrata i kishte kërkuar Guilfoyle të largohej nga detyra.
“I kemi kërkuar ambasadores Guilfoyle të japë dorëheqjen. Ajo ka qenë një aset i shkëlqyer për ekipin dhe i urojmë më të mirat”, u shpreh Zacharia të martën.
Raportimi i “The Wall Street Journal” lidh kërkesën për dorëheqje me pretendimin se Guilfoyle kishte kërkuar 100 mijë dollarë nga një donator i Trump në periudhën përpara se të zhvillohej seanca e konfirmimit të saj për postin e ambasadores në Greqi.
Guilfoyle u emërua ambasadore e SHBA-së në Greqi nga administrata Trump dhe kishte marrë detyrën pas përfundimit të procesit të konfirmimit.











