• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 27 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Prapaskenat: A është izraelit Ron Yeffet, njeriu që Edi Rama po përgatit për Aeroportin e Vlorës?

10 Gusht, 2026
tek Aktualitet, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërsa priti më shumë se një vit që Belinda Balluku t’i mbaronte punë me aeroportin e Vlorës, Edi Rama vendosi të ndërhyjë vetë në konflikt duke marrë mbi supe barrën e vendimmarrjes anulimin e kontratës me MABCO.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Qeveria ka nisur zyrtarisht procedurën për zgjidhjen e kontratës me kompaninë koncesionare, një vendim që e çon Shqipërinë drejt një arbitrazhi ndërkombëtar, ku Behgjet Pacolli ka paralajmëruar se do të kërkojë deri në 700 milionë euro dëmshpërblim.

Nëse kjo ndodh, do të ishte fatura më e madhe që një qeveri shqiptare rrezikon të prodhojë nga prishja e një kontrate, duke kaluar shumëfish edhe rastin Becchetti, ku shteti shqiptar u detyrua të paguante rreth 130 milionë euro.

Lexo edhe:

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, reagojnë Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie

Pikërisht këtu lind pyetja që deri tani ka mbetur pa përgjigje. Nëse koncesioni i hiqet MABCO-s, kush do ta marrë në administrim Aeroportin e Vlorës? Qeveria nuk ka bërë publik asnjë plan, por kronologjia e ngjarjeve të muajve të fundit ngre dyshime që nuk mund të anashkalohen.

Më 29 maj 2026 ministri Enea Karakaçi i dërgoi kompanisë koncesionare një ultimatum 30-ditor, duke paralajmëruar se kontrata mund të zgjidhej. Vetëm 13 ditë më vonë, më 11 qershor, u themelua kompania TIMAK AVIATION, ndërsa më 18 qershor ajo u regjistrua në Qendrën Kombëtare të Biznesit. 

Nuk është vetëm koha e krijimit të kompanisë që tërheq vëmendjen. Edhe objekti i saj i aktivitetit duket i ndërtuar posaçërisht për sektorin aeroportual. Sipas ekstraktit të QKB-së, TIMAK AVIATION nuk kufizohet te fluturimet charter apo transporti ajror, por parashikon menaxhimin e terminaleve, shërbimet “ground handling”, asistencën aeroportuale, si dhe projektimin, administrimin, mirëmbajtjen dhe shfrytëzimin e aeroporteve, heliporteve dhe infrastrukturës së aviacionit. Me fjalë të tjera, është një kompani që në letër ka pothuajse çdo aktivitet që nevojitet për të operuar një aeroport.

Edhe struktura e pronësisë nuk kalon pa u vënë re. Ekstrakti tregon se kompania zotërohet në masën 50% nga biznesmeni izraelit Ron Yeffet dhe 50% nga Arjeta Puca, ndërsa administratore është kjo e fundit.

Emri i Ron Yeffet nuk është i panjohur. Ai ka hyrë vitet e fundit në disa projekte strategjike në Shqipëri dhe konsiderohet si një biznesmen me marrëdhënie të afërta me qeverinë. Pikërisht për këtë arsye, krijimi i një kompanie me objekt kaq specifik vetëm pak ditë pasi qeveria nisi lëvizjet për prishjen e koncesionit të Aeroportit të Vlorës nuk mund të mos ngrejë pikëpyetje.

Natyrisht, deri në këtë moment nuk ekziston asnjë dokument zyrtar që të provojë se TIMAK AVIATION do të marrë Aeroportin e Vlorës. Nuk ka një vendim qeverie, nuk ka një procedurë të shpallur dhe nuk ka një kontratë që ta lidhë kompaninë me projektin. Por kjo nuk i zbeh faktet. Për më tepër që kohët e fundit ndaj biznesmenit Behgjet Pacolli nuk ka munguar interesi i kompanive të tjera, që janë afruar për t’ia blerë konçensionin, gjithnjë duke i bërë të qartë se ishte çështje kohe para se shteti të vepronte për prishjen e kontratës.

Si për çudi, ndërsa hetimet e SPAK janë shtrirë edhe ne dosje të tenderave të vegjël, me disa qindra mijëra euro, për këtë çështje që mban erë, prokuroria speciale është në vendnumëro. Nëse arbitrazhi ndërkombëtar i jep të drejtë Behgjet Pacollit dhe Shqipëria përballet me një tjetër faturë qindra milionëshe, kush do të mbajë përgjegjësi? Përvoja e deritanishme tregon se në Shqipëri pasi qeveria i prish kontratat, faturën e kripur të dëmshpërblimit e paguajnë taksapaguesit, ndërsa SPAK kthen kokën në anën tjetër.(Lapsi.al)

Nga Kategoria

Aktualitet

Me çfarë u plagos Erjon Vishkulli gjatë protestës? Prokuroria pret provën nga Italia

26 Tetor, 2026
Kryesore

Plagosja në sy e Erjon Vishkullit, reagojnë Demokratët Evropianë: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie

26 Tetor, 2026
Lajme

Po fuste emigrantë ilegalisht në Angli me jaht, shpallet fajtor shqiptari

26 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Topi i Artë 2026: Ja si duket Top 10, ku u renditën Mbappé dhe Yamal?

27 Tetor, 2026

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026

26 Tetor, 2026

Kane fiton Trofeun Gerd Müller

26 Tetor, 2026

Unai Simón fiton Trofeun Yashin, shpallet portieri më i mirë i vitit

26 Tetor, 2026

De la Fuente shpallet trajneri më i mirë i vitit: “Është një arritje kolektive”

26 Tetor, 2026

Lamine Yamal fiton Trofeun Kopa për herë të tretë radhazi

26 Tetor, 2026

Britania shqyrton rregulla më të rrepta për qëndrimin e përhershëm të emigrantëve

26 Tetor, 2026

Topi i Artë 2026 nis me 45 minuta vonesë, zbulohet arsyeja e shtyrjes

26 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.