• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 17 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët e Mbretit Charles III me agjentët Shërbimit Sekret të Trump

20 Shtator, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Daily Mail ka zbuluar prapaskenat e një përplasje pikante mes shefave të kuzhinës në Kështjellën mbretërore Windsor dhe Shërbimin Sekret të SHBA, gjatë darkës luksoze të organizuar nga Mbreti Charles III për pritjen e Presidentit Donald Trump në Britani.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo darkë spektakolare e pa Trump-in dhe bashkëshorten e tij, Melania, të ulur në tryezën mbretërore me Mbretin Charles, Princin William dhe Princeshën Kate, të rrethuar nga dhjetëra drejtues të lartë biznesi dhe diplomatë nga të dy anët e Atlantikut.

Por teksa 160 të ftuarit VIP po shijonin një darkë me tre pjata në ambientet e rafinuara të sallës “St George” në Kalanë Windsor, tensionet “poshtë shkallëve” kishin filluar të zienin.

Lexo edhe:

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme

U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët

Burime për Daily Mail kanë treguar se disa anëtarë të ekipit të Shërbimit Sekret, që ishin caktuar për të mbrojtur Presidentin amerikan, kanë hyrë në kuzhinë për të mbikëqyrur përgatitjen e ushqimit nga kuzhinierët mbretërorë – madje kanë provuar edhe ushqimet – gjë që disa prej kuzhinierëve e kanë ndjerë si ndërhyrje shqetësuese në punën e tyre.

Ndërsa të ftuarit nuk dinin asgjë, atmosfera në kuzhinë u bë shpejt e tensionuar dhe situata degjeneroi kur filluan ngritjet e zërit mes stafit të kuzhinës dhe agjentëve amerikanë të sigurisë.

“Darka ishte një sukses i jashtëzakonshëm në sallë, por pas kuintave pati një përplasje. Tensionet u ndezën midis kuzhinierëve që përgatitnin vaktin dhe ekipit të sigurisë amerikane që mbikëqyrte mbrojtjen e Presidentit dhe shoqëruesve të tij. Kuzhinierët, që po përpiqeshin të shërbenin tri pjata në mënyrë të përsosur, u frustruan kur agjentët amerikanë vazhdimisht kontrollonin dhe madje provonin ushqimet”, tha një burim nga Kështjella Windsor për Daily Mail.

Por, zyrtarët e Pallatit mohuan kategorikisht pretendimet për përplasje, duke i quajtur ato “plotësisht të pavërteta” dhe shtuan se marrëdhëniet me kolegët amerikanë ishin jashtëzakonisht të ngrohta dhe mbështetëse gjatë gjithë kohës.

Megjithatë burimi i Mail shtoi: “Ajo që filloi si bezdi e qetë, u përshkallëzua në një debat të nxehtë me zëra të lartë nga të dyja palët”.

“U deshën disa minuta që të qetësoheshin gjakrat dhe që kuzhina të kthehej në ritmin e saj normal. Të ftuarit në sallë nuk e kuptuan kurrë çfarë po ndodhte, por në kuzhinë ishte e pamundur të mos e vëreje”, nënvizoi më tej.

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët

Menuja e darkës luksoze:

Darka me tre pjata, e cila ishte shkruar në frëngjisht përfshinte:

– Fillestarja: Panna cotta me rukola nga Hampshire, me biskotë Parmesani dhe sallatë me vezë pëllumbi

– Pjata kryesore: Pulë organike nga Norfolk e mbështjellë me kungull të njomë dhe lëng erëzash të shijshëm me trumzë

– Ëmbëlsira: Akullore me vanilje në formë bombe me sorbet me mjedra nga Kenti dhe kumbulla të ziera

Tavolina ishte zbukuruar me 1,452 copë takëme argjendi dhe pesë gota vere për secilin të ftuar.

Edhe pse Trump është i njohur si abstenues nga alkooli – për shkak të vdekjes së vëllait të tij, Freddie, nga alkooli në moshën 42-vjeçare, të ftuarit kishin mundësinë të shijonin një koktej special të quajtur “Transatlantic Whisky Sour”, që përfshinte Johnnie Walker, marmelatë, shkumë arrash pecan dhe një marshmallow të pjekur mbi një biskotë.

Prapaskena nga darka mbretërore: Pse u përplasën kuzhinierët

Për darkat shtetërore në Windsor, “koka” e tryezës 47 metra të gjatë ndodhet në mes. Mbreti Charles ishte pranë Trump-it, që ishte mysafiri i nderit dhe gjithashtu u ul pranë Princeshës së Uellsit, të cilën thuhet se e komplimentoi disa herë.

Përballë tyre ishin Zonja e Parë, Melania, e ulur mes Mbretëreshës Camilla dhe Princit të Uellsit. Pamjet televizive tregonin që mbretërorët dhe familja Trump po kalonin mirë, teksa nuk ishin në dijeni për gjithçka që po ndodhte pas kuintave.

Tags: Darka mbreterore

Nga Kategoria

Kryesore

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme

17 Korrik, 2026
Kryesore

U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor

17 Korrik, 2026
Kryesore

Hoxha takim me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

17 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset e vogla dhe të mesme

17 Korrik, 2026

U dhunua nga disa persona në Sarandë, reagon oficeri Velço: Ishte konflikt i çastit, më shanë teksa po udhëtoja me motor

17 Korrik, 2026

Hoxha takim me Ministrin e Jashtëm të Serbisë, ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave të papranueshme të ministres serbe për Kosovën

17 Korrik, 2026

Gjykimi i Ilir Beqajt për “Sterilizimin”, SPAK kundërshton 23 kërkesat e ish-ministrit

17 Korrik, 2026

Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në lumin Vjosë, arrestohet dhe gjobitet kasapi në Përmet

17 Korrik, 2026

Mrekulli në rrugën e Thethit/ Shkëmbi bie mbi makinë dhe përfundon në kabinë, turistët shpëtojnë pa asnjë lëndim (VIDEO)

17 Korrik, 2026

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin 28 vite burg për Ilir Selmanin

17 Korrik, 2026

Zgjedhja e kryeministrit të ri në Ukrainë, Rama uron Serhii Koretskyi: Suksese në kapitullin më të vështirë të vendit, qëndrojmë krah jush

17 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.