Kosova ka marrë një pikë në transfertën ndaj Izraelit, në sfidën e raundit të tretë të Nations League që u mbyll pa gola, 0-0.
Takimi nisi me ritëm të kujdesshëm, me të dyja skuadrat që kërkonin të mos ekspozoheshin. Kosova provoi fillimisht me Avdylin, ndërsa Izraeli u bë më kërcënues në vijim, por portieri Saipi reagoi mirë në disa raste dhe mbajti portën të paprekur.
Edhe “Dardanët” patën mundësitë e tyre. Dellova rrezikoi me një goditje nga distanca, por portieri kundërshtar arriti ta devijonte, ndërsa pjesa e parë u mbyll pa gola.
Në fraksionin e dytë, Jashari provoi të zhbllokonte ndeshjen, por Tzur ishte në pozicion. Në anën tjetër, Saipi vazhdoi të ishte vendimtar me ndërhyrjet e tij.
Franco Foda kërkoi më shumë forcë në sulm duke aktivizuar Milot Rashicën dhe Edon Zhegrovën, por as ndryshimet nuk sollën golin e avantazhit.
Në fund, Kosova u largua me një pikë dhe shkon në kuotën e 4 pikëve, duke mbajtur vendin e dytë në Grupin B3. Austria kryeson me 7 pikë pas barazimit 2-2 ndaj Irlandës.











