Policia ka reaguar lidhur me raportimet për të shtëna me armë zjarri nga një jaht në det, përballë bregdetit të Palasës.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:00 është marrë informacion se nga një jaht dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të mjetit lundrues.
Njëkohësisht, janë angazhuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.
Sipas autoriteteve, pas përfundimit të operacionit dhe kryerjes së veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin.











