• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, sot seanca në Kushtetuese, GJKKO: Nuk do të marrim pjesë

22 Janar, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme, në Gjykatën Kushtetuese do të zhvillohet seanca lidhur me masën e sigurisë të vendosur ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, “pezullimi i ushtrimit të detyrës publike”, vendim i marrë nga Gjykata e Posaçme.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Seanca pritet të nisë në orën 10:00 dhe zhvillohet pas ankimimit të kryeministrit Edi Rama, i cili pretendon se me vendimin për pezullimin e Ballukut, gjykata ka cenuar kompetencat e tij kushtetuese si kryeministër.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka njoftuar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në seancën plenare publike që zhvillohet sot në Gjykatën Kushtetuese.

Lexo edhe:

Rama nga Parisi: Protestat në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, Nikollë Radaçit i lehtësohen akuzat

Në njoftimin e saj, GJKKO thekson se ka vendosur të mos marrë pjesë në këtë proces, pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues ku kërkues është Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Sipas qëndrimit zyrtar të gjykatës, në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të përfshihet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj.

Një pjesëmarrje e tillë, thuhet në njoftim, do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

GJKKO bën me dije se i ka përcjellë zyrtarisht Gjykatës Kushtetuese qëndrimin e saj përmes shkresës nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, ku janë parashtruar në mënyrë të detajuar arsyet ligjore pse kjo gjykatë nuk mund të konsiderohet palë në këtë proces kushtetues.

Seanca plenare e Gjykatës Kushtetuese pritet të zhvillohet mes një vëmendjeje të shtuar publike dhe politike, për shkak të implikimeve institucionale dhe kushtetuese që mbart kjo çështje.

Njoftimi i plotë i GJKKO

Nisur nga pyetjet e vazhdueshme nga ana e gazetarëve dhe interesi i lartë që ka në media dhe në publik seanca plenare publike që do të zhvillohet ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë me:

Kërkues: Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.

Subjekte të Interesuara: Presidenti i Republikës, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Objekti: “Zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër, lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave…,

Ju informojmë se GJKKO nuk do të marrë pjesë në këtë seancë plenare pasi vlerëson se nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Në një shtet demokratik të së drejtës, të bazuar në parimin e sundimit të ligjit dhe të ndarjes së pushteteve, një gjykatë nuk mund të thirret dhe as të legjitimohet si palë në një gjykim kushtetues për të bërë parashtrime apo për të mbrojtur një vendim të dhënë prej saj. Pjesëmarrja e GJKKO-së si palë e interesuar në Gjykatën Kushtetuese do të cenonte parimin e ndarjes së pushteteve dhe pavarësinë e brendshme të pushtetit gjyqësor.

Bashkëlidhur gjeni të plotë shkresën nr. 5560/1 Prot., datë 29.12.2025, nëpërmjet së cilës GJKKO i ka kthyer përgjigje Gjykatës Kushtetuese, duke parashtruar arsyet ligjore për të cilat kjo gjykatë nuk mund të legjitimohet si palë në gjykimin kushtetues me kërkues Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë.

Nga Kategoria

Aktualitet

Rama nga Parisi: Protestat në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

10 Nëntor, 2026
Kryesore

Aksidentoi për vdekje dy fëmijë, Nikollë Radaçit i lehtësohen akuzat

10 Nëntor, 2026
Kryesore

Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS të shtunën

10 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Ekzekutohet me armë zjarri shqiptari në Spanjë, mister shkaqet

10 Nëntor, 2026

BE paralajmëron reagim të shpejtë dhe të përbashkët ndaj sulmeve kibernetike në Francë

10 Nëntor, 2026

Rama nga Parisi: Protestat në Tiranë janë tejet komplekse, si një tenxhere ku zjen gjithçka

10 Nëntor, 2026

Interi humbet dy sulmues, Bonny jashtë një muaj dhe Thuram kthehet i dëmtuar

10 Nëntor, 2026

Rubio: Nuk ka nevojë për operacione të mëdha ushtarake kundër Iranit

10 Nëntor, 2026

Bordi i Paqes kritikon Izraelin për reagimin e pamjaftueshëm ndaj përmbytjeve në Gaza

10 Nëntor, 2026

SHBA: Dita e parë e bisedimeve për paqen në Ukrainë ishte shumë produktive

10 Nëntor, 2026

Avionët ushtarakë amerikanë largohen nga një tjetër bazë në Britani

10 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.