Interi ka marrë dy lajme të këqija brenda pak orësh, pasi si Ange-Yoan Bonny, ashtu edhe Marcus Thuram kanë pësuar probleme fizike.
Bonny është ndalur për shkak të një dëmtimi muskulor në fleksorin e djathtë dhe pritet të mungojë për të paktën një muaj.
Pak më vonë erdhi edhe lajmi për Thuram. Sulmuesi francez është larguar nga grumbullimi i Kombëtares së Francës pasi nuk arriti të rikuperohej nga një problem fizik.
Federata franceze bëri të ditur se, pas ekzaminimeve dhe në marrëveshje me Interin dhe lojtarin, u vendos që ai të rikthehej te klubi.
Thuram do të mungojë në ndeshjet ndaj Italisë dhe Turqisë, ndërsa gjendja e tij do të monitorohet nga stafi mjekësor i zikaltërve.
Situata bëhet edhe më delikate për Cristian Chivun, i cili aktualisht ka vetëm dy sulmues në dispozicion, ndërsa edhe Lautaro Martínez po rikthehet nga dëmtimi.
Bonny ka shënuar tre gola në 14 ndeshje këtë sezon, ndërsa Thuram numëron gjashtë gola në kampionat.











