Bashkimi Evropian ka shprehur solidaritet të plotë me Francën pas sulmeve kibernetike që ndërprenë funksionimin e sistemeve të frigoriferëve në qindra supermarkete. Komisioni Evropian deklaroi se është i gatshëm të ndërmarrë një reagim “të shpejtë dhe të bashkuar”, ndërsa çështja pritet të diskutohet edhe me vendet anëtare.
Deklarata e BE-së vjen pasi autoritetet franceze ia atribuuan sulmin Iranit. Sipas raportimeve, ndërhyrja kibernetike preku sistemet e kontrollit të temperaturës në rreth 700 supermarkete, duke shkaktuar probleme në ruajtjen e produkteve ushqimore.
Komisioni Evropian theksoi se vendet duhet të përmbahen nga aktivitetet keqdashëse në hapësirën kibernetike dhe se BE-ja do të vazhdojë të trajtojë raste të tilla. Për momentin nuk është njoftuar ndonjë masë konkrete apo sanksion i ri ndaj Iranit, ndërsa vendet anëtare pritet të diskutojnë hapat e mëtejshëm.











