Një tjetër aksident fatal raportohet këtë të martë, 30 qershor.
Këtë herë, në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Për shkak të përplasjes së fortë, shoferi ka humbur jetën, ndërsa është plagosur lehtë një pasagjer.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.
Pak më herët, një aksident tejet tragjik ndodhi në autostradën Tiranë-Durrës.
Një mikrobus u përmbys në anë të rrugës, për shkaqe ende të paqarta, ndërsa paraprakisht dyshohet se shoferi pësoi arrest kardiak.
Ai përfundoi viktimë e këtij aksidenti, ndërsa janë plagosur 12 pasagjerët. Nga këta të fundit, 7 raportohen në gjendje të rëndë shëndetësore, te spitali i Traumës në kryeqytet.









