• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 5 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Opinion / Humbini të gjitha, veç na e jepni këtë kënaqësi sonte…

7 Qershor, 2025
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Nga çdo pikëpamje që ta shohësh, ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila luhet sonte në “Arena Kombëtare”, nuk është thjesht një 90-minutësh futbolli. Është shumë më tepër. Është përballje emocionesh të mbledhura ndër vite. Është gjuhë e pashkruar e një historie të dhimbshme, por edhe krenare. Është thirrje e heshtur që del nga telat e shpirtit kolektiv shqiptar: “Humbini të gjitha (ndeshjet e tjera kualifikuese në grup), veç na e jepni këtë kënaqësi sonte (fitoren)!”

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në sfondin e kësaj ndeshjeje qëndron një pikturë… Jo rastësisht. Ajo qëndron si kujtesë. Si paralajmërim. Si flamur nderimi për ata që ecën drejt lirisë me pushkën mbi supe dhe flamurin në dorë, ndërsa pas tyre vinte një popull i tërë. Në një nga sallat ku vizitorët shohin këtë pikturë historike shqiptare, është fiksuar një moment i veçantë. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç përballë një pikture ku luftëtarët shqiptarë marshojnë krenarë mbi trojet e tyre, me qeleshe në kokë dhe plis në zemër.

Një ironi e përkryer e historisë? Apo një kujtesë për ata që e harrojnë shpejt se çfarë simbolizon ky vend? Futbolli është luftë pa armë, por me flamur. Ky sport magjik është shpeshherë pasqyrë e asaj që jemi dhe duam të jemi. Për Shqipërinë, ndeshja ndaj Serbisë ka qenë dhe mbetet gjithmonë më shumë sesa sport. Është përplasje botëkuptimesh, është çlirim i një ndjenje të akumuluar, është revoltë e shëndoshë, por mbi të gjitha është provë qytetarie.

Lexo edhe:

Nico Paz mahnit Italinë, nota 9 pas spektaklit historik të Comos në Champions

Kane rinovon me Bayernin deri në 2029, bëhet futbollisti më i paguar në Europë

Në stadiumin modern, në zemër të Tiranës, do të zbresin 11 djem kuqezinj që përfaqësojnë jo thjesht një skuadër futbolli, por një kauzë kombëtare. Çdo faull, çdo goditje, çdo gol…; të gjitha janë të ngarkuara me histori. Nuk është vetëm kualifikimi për në Botërorin 2026 në lojë. Është diçka shumë më tepër përkatësie; ndjenja e drejtësisë.

Në këtë fillim muaji qershor kemi dëgjuar shumë. Nga përplasjet e vjetra në Beograd me dronë e flamuj, te deklaratat për rikuperim imazhi, nga gjuhët diplomatike të dekadës së fundit te heshtja e tensionuar e këtyre ditëve. Sidoqoftë, populli nuk harron. Aq më pak harron stadiumi. Ai i di të gjitha. Ai mban mend çdo ofendim. Çdo akt përçmimi. Dhe është gati të japë përgjigjen e tij, jo me dhunë, kurrsesi, jo me sharje, por me një fitore që do të zhurmojë më shumë se çdo brohoritje.

Ky nuk është thjesht një 90-minutësh futbolli Shqipëri-Serbi. Në fakt, është histori për t’u rishkruar me këmbë. Nëse ka një ndeshje për të cilën trajneri Sylvinho duhet të zgjojë gjithçka brenda lojtarëve të tij; nga krenaria deri tek inati pozitiv, ajo është kjo. Nëse ka një moment ku Armando Broja, Kristjan Asllani dhe çdo tjetër i rritur jashtë, por që ka fatin ta veshë sonte fanellën kuqezi, duhet të tregojë pse kanë zgjedhur këtë flamur dhe këtë popull, ai është tani.

Sepse kjo është ndeshja që nuk luhet vetëm për tri pikë. Luhet për gjak, për gjuhë, për tokë dhe për flamur. Sonte nuk do të jetë thjesht një atmosferë futbolli, por manifestim kombëtar. “Humbini të gjitha të tjerat; veç na lumturoni sonte…” Ky është refreni i çdo shqiptari në prag të përballjes me serbët; nga Tropoja në Çamëri, nga Lugina në Tetovë, nga diaspora në Londër, deri në New York.

Nuk është lutje. Është urdhër moral. Është dëshirë që vlon në çdo gjak shqiptari. Pra, është detyrë e çdo lojtari që hyn në fushë, të bëjë çmos për ta përmbushur. Fitorja ndaj Serbisë nuk është vetëm çështje sportive, është përmbushje e një amaneti historik. Dhe amanetet e tilla nuk harrohen, vetëm përmbushen. Në fushën e blertë, pa asnjë shenjë arrogance dhe dhune, por me qytetari europiane, dinjitet, pasion, zemër…

Nga Kategoria

Sporti

Nico Paz mahnit Italinë, nota 9 pas spektaklit historik të Comos në Champions

5 Nëntor, 2026
Sporti

Kane rinovon me Bayernin deri në 2029, bëhet futbollisti më i paguar në Europë

5 Nëntor, 2026
Sporti

Tension te Napoli, Politano ndez alarmin: përçarje dhe nervozizëm në dhomat e zhveshjes

5 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Gjendet prova më e hershme e përdorimit të kanabisit për efektet psikoaktive në një varr 2.800-vjeçar në Siberi

5 Nëntor, 2026

Republikanët kthehen kundër Pete Hegseth pas humbjes së rëndë në zgjedhjet e mesmandatit

5 Nëntor, 2026

Të paktën 27 fluturime në Europë shënjestër e kërcënimeve me bombë, autoritetet dyshojnë për sulme hibride

5 Nëntor, 2026

Vijojnë bombardimet në frontin lindor të Ukrainës, 7 të vrarë dhe 14 të plagosur nga sulmi ndaj dy autobusëve

5 Nëntor, 2026

Presidenti i Paraguait jep dorëheqjen pas kolapsit të bankës digjitale, protestat përfshijnë vendin

5 Nëntor, 2026

“Një histori bukur amerikane”: Fitorja historike e Abdul El-Sayed frymëzon komunitetin mysliman në SHBA

5 Nëntor, 2026

Zbulohen pesë plantacione kanabis në Gjermani, goditet banda shqiptare

5 Nëntor, 2026

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

5 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.