Një vit më parë, gjyqtari Astrit Kalaja u vra në sallën e gjyqit, në krye të detyrës.
Shoqata e Prokurorëve në një reagim përmes faqes së saj zyrtare në rrjetet sociale thekson se nderimi i kujtimit të gjyqtarit Astrit Kalaja kërkon përgjegjësi dhe masa konkrete e të qëndrueshme.
“IN MEMORIAM
Sot, nderojmë kujtimin e tij dhe shprehim solidaritetin me familjen dhe kolegët. Humbja e një gjyqtari në krye të detyrës mbetet një plagë për drejtësinë dhe gjithë shoqërinë.
Humbja e një gjyqtari në krye të detyrës mbetet një plagë për drejtësinë dhe gjithë shoqërinë. Nderimi i kujtimit të gjyqtarit Astrit Kalaja kërkon përgjegjësi dhe masa konkrete e të qëndrueshme.
Magjistratët kanë një rol thelbësor në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe të shtetit të së drejtës. Garantimi i sigurisë, pavarësisë dhe kushteve dinjitoze të punës së tyre është përgjegjësi shtetërore dhe investim për të gjithë shoqërinë.
Kujtimi i gjyqtarit Astrit Kalaja na ngarkon me detyrimin për më shumë përgjegjësi dhe angazhim konkret për mbrojtjen e drejtësisë”, thuhet në reagimin e Shoqatës së Prokurorëve.











