• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 1 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Një shekull dashuri për futbollin, por pa stadium

25 Maj, 2025
tek Analizë
Share on FacebookShare on Twitter

SHKRUAR NGA GëZIM KABASHI

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ndërsa klubi legjendar i Kavajës përgatitet të festojë 100-vjetorin, skuadra i zhvillon ndeshjet jashtë qytetit, në pritje të një stadiumi të ri që premtohet prej vitesh.

“Besa” e Kavajës do të festojë 25 tetorin e ardhshëm, 100-vjetorin e themelimit të klubit sportiv.

Lexo edhe:

“Spitali i Korçës ende s’ka mbyllur llogaritë me shekullin e kaluar”

Taksa mbi taksa, pse nafta kushton kaq shumë në Shqipëri?

Një poet i njohur ka shkruar tekstin e këngës që do të shoqërojë ceremoninë jubilare, megjithatë tifozët kavajas flasin për disa mangësi.

Qyteti i pasionuar me futbollin prej vitesh nuk ka një stadium, ndërsa “ekipi i zemrës” vazhdon të notojë në ligën e dytë kampionatit – e njohur si Kategoria e Parë.

Në mungesë të stadiumit, ekipi “Besa” aktualisht i zhvillon ndeshjet e kampionatit në qytete të tjerë, ose në fushën e vjetër, të ndërtuar gati 80 vjet më pare.

Bujar Haxhialushi është rritur në një familje, ku sporti i futbollit ishte kult dhe ku mikpritja e futbollistëve miq kthehej në kënaqësi.

“Dy dhoma të mëdha ishin në dispozicion të ekipeve mysafire, kur ato zhvillonin ndeshjet e radhës në Kavajë,” tha Bujari për BIRN.

“Po flasim për periudhën para luftës së dytë botërore, atëherë kur gratë kavajase filluan ti ndjekin ndeshjet, edhe pse me kokën e mbuluar me çarçaf,” sqaroi ai.

Haxhialushi, që i ka kaluar 80 vitet, nuk  ndjehet mirë për mungesën e stadiumit, i cili u amortizua para disa vite më parë, dhe po në atë kohë edhe skuadra zbriti në kategorinë inferiore.

“U tha që do të ndërtohet me financimin e një kompanie arabe, por godina e tribunës qendrore dhe shkallaret janë prishur fare,” ankohet ai.

Burime nga Bashkia e Kavajës i thanë BIRN se stadiumi do të rindërtohet me një investim të përbashkët me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), e cila do të financojë pjesën më të madhe të shumës.

Stadiumi i ardhshëm pritet të ketë dimensione më të mëdha se sa ai i ndërtuar 50 vjet më parë dhe do të presë deri në 8 mijë shikues njëherësh.

“FSHF synon të ndërtojë një impiant shumë-funksional dhe ne do ta mbështesim projektin e përgatitur”, tha një zyrtar i Bashkisë së qytetit.

Megjithatë, në kantierin e ndërtimit ka pak informacion për investimin.

Në tabelën e vendosur aty ku dikur ngrihej tribuna kryesore dhe dhomat e sportistëve nuk ka asnjë të dhënë për stadiumin që pritet të ndërtohet prej vitesh.

Në fotot dhe  skicat e riprodhuara, publiku gjen vetëm vendimin e Bashkisë ku shkruhet: Plan-vendosja për miratimin e Lejes së ndërtimit “Prishje e objektit ekzistues Stadiumi “Besa” /Rruga “Taulantia” me zhvillues Bashkia Kavajë.

Që nga fillimi i këtij viti mjetet e rënda kanë prishur tashmë elementet kryesore të kompleksit sportiv, i cili u ngrit në vitin 1974 dhe u dëmtua përfundimisht nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Një pjesë e territorit është rrethuar me kufizuese llamarine, ndërsa në anën lindore ditëve të diela dallohet një pjesë e tregut fshatar të fruta-perimeve.

Kasemi është një burrë i gjatë, i cili shet produktet e kopshtit, ndërsa pas shpinës së tij shihet fusha e blertë e ish-stadiumit, ku kullotin qetësisht dy kuaj.

Kur klientët largohen, ai tregon se dikur vinte nga Rrogozhina, ku banonte, për të ndjekur “Besën”, ndërsa tani që banon në Kavajë shkon në Rrogozhinë për të shikuar “Egnatian”, e cila para një viti u shpall kampione e Superligës.

“Bëj hesap: Skuadra e Rrogozhinës i tregon tani numrin e fanellës “Besës”, thotë Kasemi, duke kujtuar një shprehje të dikurshme për rivalitetin mes ekipeve të të njëjtit rreth.

Kur vjen nga Durrësi, në hyrje të qytetit shihet një top futbolli dekorativ me përmasa të mëdha.

Autorët e skulpturës urbane kanë zgjedhur motivin e preferuar të Kavajës, qytetit që vazhdon të jetë i lidhur fort me futbollin, edhe pse ndjekësit e tij duken pesimistë për të ardhmen.

Nimet Merhori ka veshur fanellën e “Besës” atëherë kur skuadra kavajase fitonte kupa brenda vendit dhe kur konkurronte me dinjitet në arenën evropiane, duke kaluar edhe në turin e dytë të ndeshjeve eliminatore.

“Ishin vitet ’70, pikërisht koha kur u ndërtua edhe stadium “Besa”,” dëshmon ish-futbollisti Merhori për BIRN, duke kujtuar hollësisht njerëzit dhe ndërmarrjet që kontribuuan për ngritjen e institucionit sportiv.

Ndërsa ndalon më gjatë me emrat e trajnerëve dhe sportistëve të ekipit deri në fund të shekullit të kaluar, Nimeti ndjehet i trishtuar për gjendjen aktuale të stadiumit dhe të ekipit.

“Uroj që të ndërtohet sa më shpejt, por do të jetë e vështirë që 100-vjetori të festohet në stadiumin e ri,” përfundoi ai./BIRN

Tags: futbollkavajestadium

Nga Kategoria

Analizë

“Spitali i Korçës ende s’ka mbyllur llogaritë me shekullin e kaluar”

27 Prill, 2026
Aktualitet

Taksa mbi taksa, pse nafta kushton kaq shumë në Shqipëri?

3 Prill, 2026
Analizë

Sa kohë do t’i duhet Artemis II për të arritur në hënë dhe çfarë ndodh më pas?

2 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet menjëherë në spital

1 Maj, 2026

Trump rrit në 25% tarifat për makinat dhe kamionët evropianë

1 Maj, 2026

Aksident i rëndë në Pogradec, shoferja përplas për vdekje të moshuarin

1 Maj, 2026

Shqiptari aksidentohet në kantierin e ndërtimit, humb jetën pas 3 ditësh në spital

1 Maj, 2026

Skandal në burgun e sigurisë së lartë: Lul Berisha me “bandën” festojnë me alkool e “mall”

1 Maj, 2026

Krizë në Bienalen e Venecias, dorëhiqet juria ndërkombëtare

1 Maj, 2026

“U legenos për një kolltuk”, Salianji i ashpër me Berishën: Do lajmëroj ndërkombëtarët për uzurpimin e PD

1 Maj, 2026

Ku shkoi vera e Ergys Agasit? Gazetari zbardh skemën e dyshuar të korrupsionit dhe zhdukjen e mbi një mln eurove nga kantina

1 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.