Një automjet tip “Volkswagen Touran” ka marrë flakë në lëvizje në aksin Kardhiq–Delvinë, në vendin e quajtur “Skërficë”. Si pasojë, drejtuesi 37-vjeçar, Maridon Dhuli, ka pësuar djegie të shkallës së tretë.
Në ndihmë të tij ka ndërhyrë një qytetar, Sokol Ahmetaj, i cili ka arritur të shuajë flakët në trupin e të plagosurit duke përdorur xhupin e tij.
Pas ndihmës së parë në urgjencën e Sarandës, 37-vjeçari është transportuar me ambulancë drejt Tiranës për trajtim më të specializuar. Për shuarjen e zjarrit në automjet ndërhyri zjarrfikësja, ndërsa policia po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.











