Teksa sot mbahet seancë plenare, policia ka ndërmarrë një seri masash. E gjithë zona përreth Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërkohë që dy autobotë me ujë qëndrojnë aty pranë.
Ndërkohë, në këtë zonë ka prani të forcave policore.
Kujtojmë se sot është dita e 10 e protestës së studentëve, ndërkohë që aksionit të tyre iu janë bashkuar dhe pedagogët.
Ndërkohë në seancë plenare parashikohen të diskutohen 7 pr.ligje dhe 1 interpelancë, ajo me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo sa i takon protestave të studentëve, të cilët kanë rënë shpesh herë pre e dhunës policore.











