• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 19 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Pse arritëm deri te dhuna?

19 Tetor, 2026
tek Analizë, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mentor Kikia

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Edhe pse jemi në një moment kur duket se fjala nuk ka më vlerë, sërish po përpiqem të arsyetoj mbi atë që po ndodh.

Nuk e përjashtoj teorinë e dorës së huaj. Revolta e Tiranës është e ngjajshme me atë në Paris e disa qytete italine. Por revolta e të rinjve shqiptarë, sado e frymëzuar nga lëvizjet ANTIFA(të mbiquajturat lëvizjet antifashizëm), nuk është një ANTIFA.

Lexo edhe:

Kumbaro apel prindërve: Çojini fëmijët në shkolla, mësuesit i presin krahëhapur

“Përzierje e të thatit me të njomin…”, Rama: Nuk e pranoj këtë zgjidhje politike

Apo, më shumë se ANTIFA, ajo është ANTIkorrupsion

Po përpiqem të bëj një kronologji të thatë të arsyeve që sollën deri këtu:

● U rrit pushteti personal i kryeministrit dhe u shua gradualisht çdo zë kritik e çdo hapësirë demokracie brenda partisë.

● U përqendrua në një dorë qeverisja dhe ministrat u shndërruan thjesht në zbatues urdhrash.

● U vu nën kontroll pushteti vendor dhe kryebashkiakët u bënë thjesht vartës të kryeministrit.

● U rrit fuqia e pushtetit politik. Drejtuesit politikë të PS-së në qarqe morën më shumë pushtet se ministrat dhe drejtuesit vendorë të zgjedhur me votë.

● Partia në pushtet u mbivendos me shtetin dhe institucionet e tij.

● U korruptua dhe inkriminua procesi zgjedhor. Shteti dhe krimi u vunë në shërbim elektoral të partisë në pushtet dhe rrotacioni politik u pamundësua.

● Parlamenti pushoi së funksionuari si institucion kontrollues i ekzekutivit, duke u kthyer në një mekanizëm që miraton çdo gjë që kërkon qeveria, madje edhe ligje nominale.

● Parlamenti u mbush me deputetë pa integritet, të cilët funksionojnë thjesht si kartona votimi dhe shpërndarës të statuseve të kryeministrit në rrjetet sociale.

● U korruptua media, duke u shuar si pushtet dhe duke braktisur misionin e saj. Nga “qen roje” i demokracisë, u kthye në “klysh shoqërimi” të pushtetit.

● U inkriminua ekonomia, duke vrarë konkurrencën dhe duke i hapur rrugë parasë së pistë dhe krimit. Ekonomia përfundoi në duart e një kaste njerëzish që ndërthurin pushtetin politik, biznesin dhe krimin.

● Qytetari u shndërrua thjesht në një numër, pa rol real në qeverisje.

● Korrupsioni, abuzimi me paratë publike dhe arroganca e të fortëve me pushtet u kthyen në normë. Kjo arrogancë bëri që qytetarët, kur protestuan si qytetarë të mos dëgjoheshin, por nga deputetë e ministra, u shanë, u linçuan, u përgojuan, u etiketuan si sorra e korba.

● Korrupsioni dhe krimi u bënë mjet pasurimi dhe përcaktues i statusit social, ekonomik dhe shoqëror, duke përjashtuar ata që nuk kanë akses në qeverisje.

● U rrit kostoja e jetesës për të varfërit dhe u tkurr deri në zhdukje shtresa e mesme. U krijuan klasa shoqërore artificiale: KLASI I, banorët e “Green Coast”-it e Gjirit të Lalzit. KLASI II, III etj, ata që jetojnë në qytetet që shkatërrojnë pronarët dhe banorët e Klasit I.

Në atë turmë që gjuan me gurë mund të ketë të rinj të dhunshëm, të paguar nga “dora e huja”, të pa arsyeshëm, kriminelë po të doni etj etj. Por daljen e tyre në rrugë dhe shumë të tjerëve që nuk qëllojnë me gurë, e nxiti pikërisht degradimi i demokracisë, thellimi i korrupsionit, shkelja me këmbë e qytetarit nga arroganca e pushtetit, parasë së kurrupsionit dhe krimit.

Shkurt, pushteti degradoi në atë pikë, sa kundërshtarin politik dhe qytetarin kritik i pa si armiq dhe i trajtoi si të tillë.

Edhe tani, kur qyteti është zhytur në tym e flakë, sërish arkimun pushteti e kërkon vetëm në rrugë, vetëm tek ata që i kërkojnë të lirojë zyrat.

Pushteti refuzon me “heroizëm” të shikojë ndonjë problem tek vetja. Ky do të ishte edhe hapi i parë për të rikthyer qetësinë.

Ai që fiton zgjedhjet nuk fiton certifikatën e pronësisë mbi popullin, atdheun, drejtësinë, ekonominë dhe të ardhmen e të rinjve.

Ai fiton vetëm detyrimin për të qeverisur!

Nga Kategoria

Aktualitet

Kumbaro apel prindërve: Çojini fëmijët në shkolla, mësuesit i presin krahëhapur

19 Tetor, 2026
Lajme

“Përzierje e të thatit me të njomin…”, Rama: Nuk e pranoj këtë zgjidhje politike

19 Tetor, 2026
Screenshot
Kryesore

“Fatura e dëmeve do t’iu përndjekë gjithmonë”/ Rama paralajmëron familjet e të miturve që morën pjesë në protestë: Do t’a paguani

19 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Pse arritëm deri te dhuna?

19 Tetor, 2026

Kumbaro apel prindërve: Çojini fëmijët në shkolla, mësuesit i presin krahëhapur

19 Tetor, 2026

“Përzierje e të thatit me të njomin…”, Rama: Nuk e pranoj këtë zgjidhje politike

19 Tetor, 2026
Screenshot

“Fatura e dëmeve do t’iu përndjekë gjithmonë”/ Rama paralajmëron familjet e të miturve që morën pjesë në protestë: Do t’a paguani

19 Tetor, 2026

“Fatura e dëmeve do t’iu përndjekë gjithmonë”/ Rama: U them të gjitha familjeve të atyre fëmijëve, do t’a paguani

19 Tetor, 2026

Bankat dhe bizneset nuk janë armiku i protestës

19 Tetor, 2026

“2,500 euro për çdo efektiv policie në vijën e parë të përballjes me protestuesit”, Rama: Shteti do ta fitojë këtë betejë

19 Tetor, 2026

Rama i prerë: Nuk negociojmë me gurin, nëse e bëjmë shteti ka rënë

19 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.