Nico Paz ka zbuluar arsyen pse vendosi të mos rikthehej te Real Madridi gjatë verës, pavarësisht interesimit të klubit spanjoll për ta rikthyer në “Bernabéu”.
Mesfushori argjentinas mendoi se konkurrenca me emra si Bernardo Silva, Arda Güler dhe Jude Bellingham do t’ia kufizonte minutat dhe për këtë arsye zgjodhi të vazhdonte te Como. Klubi italian pagoi 60 milionë euro për ta blerë përfundimisht, ndërsa Real Madridi ruajti një klauzolë riblerjeje prej 80 milionë eurosh për vitin e ardhshëm.
Pas debutimit historik të Comos në Champions League, Nico Paz shpjegoi vendimin e tij: “Mendova se këtu do të rritesha më shumë. Besoj se mora vendimin e duhur dhe jam i lumtur që e bëra.”
Ai foli edhe për mbrëmjen europiane: “Ishte një natë historike. Luajtëm një ndeshje të jashtëzakonshme dhe e përgatitëm në mënyrën më të mirë të mundshme.”
Pas takimit, Fabio Capello i dërgoi edhe një mesazh të fortë argjentinasit: “Kërkoj shumë prej teje. Mund të japësh edhe më shumë. Je obsesioni im.”











