Manchester United është rikthyer në Champions League me një fitore të thellë 4-0 ndaj Sabah në “Old Trafford”. Pas dy vitesh mungesë nga kompeticioni, skuadra e Michael Carrick kontrolloi ndeshjen dhe siguroi tri pikët pa shumë vështirësi.
Cunha hapi rezultatin pas një gabimi të mbrojtjes së Sabah, duke finalizuar asistimin e Dorgu. Para pushimit, Bruno Fernandes dhe Benjamin Sesko shënuan dy gola të tjerë, duke e çuar United në dhomat e zhveshjes me ndeshjen praktikisht të mbyllur.
Në pjesën e dytë, Lisandro Martínez vulosi rezultatin 4-0 pas një tjetër pasigurie të miqve. Sabah pati disa mundësi për golin e nderit, por Lammens ruajti portën e paprekur dhe kompletoi një mbrëmje të qetë për “Djajtë e Kuq”.
Në sfidën tjetër, Lens realizoi një përmbysje dramatike ndaj Slavia Prague, duke fituar 3-2. Slavia kryesonte 2-1 deri në minutën e 90-të, por Thauvin barazoi në 90+1’, ndërsa Aguilar realizoi golin e fitores në 90+3’.











