Como ka përjetuar një mbrëmje historike në debutimin e saj të parë në Champions League, duke mposhtur Leipzigun 4-1 në “Sinigaglia”. Skuadra e Cesc Fàbregas jo vetëm që fitoi, por dha edhe një sinjal të fortë se aventura e saj mes elitës së Europës nuk është rastësi.
Leipzigu e nisi më mirë ndeshjen dhe rrezikoi me Nusan, por Como reagoi me qetësi dhe në minutën e 15-të gjeti golin e parë historik në Champions League. Baturina përfitoi nga një aksion i ndërtuar nga Douvikas dhe realizoi për 1-0, duke ndezur festën në stadium.
Para pushimit, Douvikas dyfishoi avantazhin pas një tjetër aksioni të bukur, ndërsa në minutën e 54-të Diao realizoi edhe golin e tretë pas një kundërsulmi të shpejtë të nisur nga Da Cunha dhe të finalizuar pas kombinimit me Nico Paz.
Leipzigu reagoi me Maksimovic për 3-1, por Como nuk u tërhoq. Në minutën e 90-të, një tjetër kundërsulm i nisur nga Kean dhe vazhduar nga Nico Paz përfundoi me golin e Perrones për rezultatin përfundimtar 4-1.
Një natë e paharrueshme për klubin dhe qytetin e Comos, që vetëm pak vite më parë ishte larg skenës së madhe europiane dhe tashmë feston një debutim madhështor në Champions League.











